E Premte, 03.29.2024, 09:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Themeluesi i Google kërcënohet nga Parkinsoni, dhuron miliona për kërkimet
E Enjte, 03.12.2009, 11:53am (GMT+1)

Voal-online - Sergey Brin, bashkëthemelues i Google, do të japë miliona dollara për një studim novator gjenetik mbi sëmundjen e Parkisoni. Shumëmilioneri themelues i motorit kryesor të kërkimeve është njoftuar se ka një prani gjenetike e cila e përmban mundësinë e madhe të zhvillimit të sëmundjes te ai. Jo vetëm kaq. Brin ka një djalë, lindur në dhjetor: analizat e të cilit, bërë në dhjetor, ende nuk kanë dhënë rezultatin, por frika e tij është se edhe fëmija një ditë do të sëmuret. Programi do të përfshijë 10 000 të sëmurë me Parkinson të cilët do t'i nënshtrohen provës së ADN-së, përkundër një pagese tejet simbolike, për të kërkuar faktorët trashëgues e mjedisorë që ndihmesojnë në sëmundjen, në mënyrë që të arrihet në zbulimin e kurave të reja. Të dhënat gjenetike të nxjerra nga të sëmurët do të ballafaqohen, në fakt, me ato të klientëve të shëndoshë të 23andMe, një shoqëri që me 399 dollarë, bën analizën e AND-së dhe vlerëson faktorët me rrezik për 105 sëmundje, nga kanceri i gjirit deri te rënia e flokëve. Dhurimi që bën Brin, 35 vjeç, martuar me Anne Wojcicki, bashkëthemeluese e 23andMe, krijon mundësinë që pacientët me sëmundjen e Parkinsonit do të paguajnë vetëm 25 dollarë për shërbimin. Orvatja synon të identifikohen cilat variacione janë më të përhapura midis njerëzve që kanë sëmundjen e Parkinsonit në krahasim me njerëzit e shëndoshë. Nëna e Brin ka një Parkinson të tmerrshëm dhe kur themeluesi i Google i është nënshtruar provës së 23andMe vitjn e shkuar, është parë se ka trashëguar një prani të gjenit të quajtur LRRK2, që e rrit rrezikun e sëmundjes nga 20 në 80 për qind. Gruaja ka sjellë në jetë në dhjetor fëmijën e parë të çiftit, të cilit i është bërë menjëherë prova. "Jemi tejet të interesuar për sëmundjen nga shkaku i Sergey, por edhe së paku në mënyrë të hamendësuar për fëmijën tonë," ka thënë zonja Wojcicki, për gazetën "Times".



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë (03.10.2009)
Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret më 2009 (03.09.2009)
Tibetianët kthehen në sheshet e protestave, molotov kundër policisë (03.09.2009)
Irani bën provën e raketës antianije me rreze të gjatë veprimi (03.08.2009)
Hillari Klinton: Presidenti Obama do të vizitojë Turqinë (03.08.2009)
Kryeministri palestinez jep dorëheqjen (03.07.2009)
Seuli kërkon që Feniani ta tërheqë kërcënimin (03.06.2009)
Amerika do ta ftojë Iranin në konferencën për Afganistanin (03.05.2009)
Qeveria urdhëron largimin nga Sudani të organizatave të ndihmave pas urdhërarrestit (03.05.2009)
Konferencë e Vatikanit për Darvinin (03.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]