VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA: Një gazetë në vështirësi, ndërpret botimin

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA: Një gazetë në vështirësi, ndërpret botimin
E Martë, 03.17.2009, 03:02pm (GMT+1)

 Zëri i Amerikës - Një gazetë e madhe amerikane në Siatëll njoftoi se duke filluar që sot do të ndëpresë botimin e saj në variantin e shtypur për herë të parë pas 146 vjetësh, duke u bërë një tjetër viktimë e problemeve financiare që kanë përfshirë median.

Gazeta "Seattle Post-Intelligencer" njoftoi dje se që këtej e tutje do të jetë vetëm një burim informacioni në Internet. Botuesi i saj, Korporata Hearst, nuk ishte në gjendje të gjente një blerës të gazetës e cila kishte më tepër se 100 mijë lexues.

Varianti në Internet do të realizohet me një staf shumë më të vogël në numër.  

Mbyllja e saj bën që Siatli, një qytet me 600 mijë banorë, të mbetet me vetëm një gazetë të madhe "The Seattle Times," e cila është gjithashtu në vështirësi financiare.

"Post-Intelligencer" është më e madhja në serinë e botimeve informative amerikane që ndërpret botimin në formën e shtypur.

Kohët e fundit, edhe gazeta "Rocky Mountain News " e  Denverit në Kolorado u kthye në një botim që mund të lexohet vetëm në Internet.
Nga fundi i vitit të shkuar "The Christian Science Monitor" kaloi gjithashtu në Internet. Një numër gazetash të tjera kanë shpallur falimentimin.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Së shpejti takim midis Obamës dhe Papës (03.15.2009)
Themeluesi i Google kërcënohet nga Parkinsoni, dhuron miliona për kërkimet (03.12.2009)
Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë (03.10.2009)
Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret më 2009 (03.09.2009)
Tibetianët kthehen në sheshet e protestave, molotov kundër policisë (03.09.2009)
Irani bën provën e raketës antianije me rreze të gjatë veprimi (03.08.2009)
Hillari Klinton: Presidenti Obama do të vizitojë Turqinë (03.08.2009)
Kryeministri palestinez jep dorëheqjen (03.07.2009)
Seuli kërkon që Feniani ta tërheqë kërcënimin (03.06.2009)
Amerika do ta ftojë Iranin në konferencën për Afganistanin (03.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]