VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHBA: Një gazetë në vështirësi, ndërpret botimin E Martë, 03.17.2009, 03:02pm (GMT1) Zëri i Amerikës - Një gazetë e madhe amerikane në Siatëll njoftoi se duke filluar që sot do të ndëpresë botimin e saj në variantin e shtypur për herë të parë pas 146 vjetësh, duke u bërë një tjetër viktimë e problemeve financiare që kanë përfshirë median. Gazeta "Seattle Post-Intelligencer" njoftoi dje se që këtej e tutje do të jetë vetëm një burim informacioni në Internet. Botuesi i saj, Korporata Hearst, nuk ishte në gjendje të gjente një blerës të gazetës e cila kishte më tepër se 100 mijë lexues. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |