VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Soren Jessen Petersen thotë se EULEX e afron Kosovën me BE


E Shtunë, 12.13.2008, 04:07pm (GMT1)

Ish shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, në një intervistë për Zërin e Amerikës që do të jepet të hënën më 15 dhjetor në emisionin televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, thotë se misioni i EULEX-it e afron Kosovën me Bashkimin Evropian. Gjithashtu, prania e EULEX-it edhe në veri të vendit, sipas zotit Petersen, do t'i ndihmojë zyrtarët e BE-së të vëzhgojnë sjelljen e Serbisë në përshtatje me marrëveshjen. Duke ju referuar marrëveshjes 6-pikëshe mes OKB-së dhe Beogradit, ku përfshihet neutraliteti i këtij misioni zoti Petersen tha se është e qartë se BE nuk mund të jetë neutrale, duke patur parasysh faktin që 22 nga 27 vendet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Voal online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.