VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Admirali i marinës Xhejms Stravidis do të drejtojë trupat e NATOs
E Enjte, 03.19.2009, 10:38am (GMT1)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ka zgjedhur një admiral marine për t'u bërë Komandanti Suprem i NATOs. Kjo do të jetë hera e parë që një oficer i marinës do ta marrë këtë post.

Z. Gejts u tha gazetarëve në Pentagon , se kishte rekomanduar admiralin Xhejms Stavridis për të drejtuar forcat amerikane në Evropë, post që e bën atë kryekomandantin ushtarak të Aleancës së Atlantikut.

Admirali Stavridis drejton Komandën Amerikane Jugore, e cila kontrollon operacionet ushtarake në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Ai tha se admirali Stavridis "ka bërë një punë të shkëlqyer" në Amerikën Latine dhe është një nga ushtarakët e lartë më të përgatitur amerikanë.

Sekretari Gejts tha po kështu se i kishte rekomanduar një mandat të dytë Shefit të Shtatmadhorisë, Admiralin Majk Myllën dhe zëvendësin e tij, Xhejms Kartrajt. ZA/Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.