VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë


E Djelë, 12.14.2008, 11:17am (GMT+1)

Shtëpia e Bardhë po bëhet gati për banorët e saj të rinj. Pas disa javësh, presidenti i zgjedhur Barak Obama, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat do të fillojnë një jetë të re në shtëpinë më të famshme të botës.

Është një tranzicion i rëndësishëm për vendin në përgjithësi dhe aq më tepër për një familje. Barak dhe Mishelë Obama dhe dy vajzat e tyre do të lënë shtëpinë e tyre në Çikago dhe do të hyjnë në një vilë 200 vjeçare, ndoshta më e famshmja në botë.

Në katin e parë janë dhomat historike shtetërore. Në katin e dytë, që rrallë shihet nga publiku, janë dhomat ku banon familja presidenciale.

Në pjesën e sipërme ka 16 dhoma, përfshirë një dhomë pritjeje, dhoma ndenjeje, pesë dhoma gjumi dhe një kuzhinë.

Personeli përbëhet nga 80 vetë. Por Mishelë Obama i ka thënë atyre se vajzat Malia dhe Sasha do t'i rregullojnë krevatet vetë dhe duhet t'i mbajnë vetë dhomat të pastra.   

"Ky do jetë një nga objektivat e mi. Mos ia rregulloni krevatet. Rregulloni timin". 

Por të kesh njerëz që punojnë për të mbajtur shtëpinë, përfshirë kuzhinierin, është diçka e këndshme. Geri Uolters ka qenë deri vonë kreu i punonjësve në Shtëpinë e Bardhë.

"Kuzhinieri i Shtëpisë së Bardhë jo vetëm që di të bëjë pica, por do të mësojë shumë shpejt se çfarë lloj picash pëlqejnë dy vajzat".

Familja Obama do të zbulojë shumë shpejt edhe ambjentet e tjera zbavitëse të Shtëpisë së Bardhë. Ka një pishinë dhe pistë birilash. Një fushë tenisi mund të kthehet në fushë basketbolli, meqenëse është loja e preferuar e presidentit të ri. Ka madje edhe një kënd lojrash për fëmijët, i fshehur mes pemëve.

Ky kënd u krijua kur u bë president Xhon Kenedi. Vajza e tij Karolinë po e këshillon këto kohë çiftin Obama për sfidat e detyrave prindërore në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Obama thotë se synimi i tij është që të ruajë sa më shumë të jetë e mundur normalitetin në jetën e fëmijëve.

"Janë fëmijë të sjellshëm. Tregojnë respekt për këdo. Nëse vazhdojnë të sillen kështu, gjërat e tjera rregullohen vetë".

Vajzat e presidentit Bush ishin studente kur i ati  mori detyrën, kështuqë ka kohë që në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë jetuar fëmijë. Martha Kumar, eksperte për tranzicionin presidencial thotë se personeli është gati.

"Mendoj se do të jenë të lumtur që të kenë fëmijë rreth e rrotull dhe që Shtëpia e Bardhë të mbushet me zërat e tyre".(ZA)

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Soren Jessen Petersen thotë se EULEX e afron Kosovën me BE (12.13.2008)
The Independent (12.13.2008)
Europa bie dakord ! (12.13.2008)
Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]