VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë


E Djelë, 12.14.2008, 08:32pm (GMT1)

New York Times - "Trembëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshjen e Paqes të Dejtonit për t'i dhënë fund luftës etnike gjakatare në ish Jugosllavi," frika po rritet se Bosnja, e varfër dhe e ndarë, është përsëri duke rrëshqitur drejt krizës," shkruan në numrin e sotëm, 14 dhjetor 2008, gazeta New York Times në një artikull të gjatë autorial dërguar nga Sarajeva. Pamja e jashtme e përtëritjes së plagëve të egra të luftës është gënjyese përballë fantazmave që po ringjallen. Vendi i ndarë në një republikë serbe dhe një federatë muslimano-kroate përjeton tensione të reja. "Është koha të tregojmë vemendje përsëri në Bosnjë," thotë Riçard Hollbruk, i njohur si arkitekti i paqes së Dejtonit. Paddy Ashdown, ish diplomat i Perëndimit në krye të Bosnjës, paralajmëroi kohët e fundit në një letër të hapur të botuar në disa gazeta se tashmë e gjithë bota do ta kuptojë çmimine  asaj paqeje. Sistemi politik i decentralizuar e ka thelluar, në vend që ta ngushtonte hendekun midis komuniteteve. Edhe atje ku serbët, boshnjakët dhe kroatët jetojnë bashkë, fëmijët e tyre i çojnë në të njëjtat shkolla.por në turne të ndryshme. Liderët, shkruan New York Times, aq ashpër të ndeshur me njëri tjetrin, janë duke penguar përparimin. Hari Silajxhiç, anëtar boshnjak i presidences treshe, ka kërkuar zhbërjen e republikës serbe, ndërsa kryeministri serb Milorad Dodik, me mbështetjen e Rusisë dhe të Serbisë, kërcënon me shkëputjen e republikës. Prej vitit Bosnja ka marrë $18 miliardë ndihma të huaja. Sigurinë ia ruajnë 2000 paqeruajtës europianë. Ekspertët thonë se, sapo republika serbe të shpallte pavarësinë, Kroacia do të përgjigjet me dërgimin e trupave, ndërsa boshnjakët do të rrëmbenin armët. Pas kaq vitesh, njerëzit janë duke folur në Bosnjë përsëri për luftën, shkruan gazeta në numrin e sotëm. Edhe ata njohës të realitetit që e shohin të shmangshme luftën, pohojnë se sistemi aktual i Bosnjës, duhet ndërruar krejtësisht. Dy pjesët e vendit kanë parlamentet e tyre, janë 10 qeveri rajonale, secila sish ka policinë, arsimin, gjyqësinë dhe shëndetësinë e vet. Si rezultat i sistemit të tillë bizantin vendi drejtohet nga 160 ministra, strukturë që thisht 50 për qind të të ardhurave të përgjithshëme vjetore të vendit, me vlerë $15 miliardë, bën të ditur Banka Botërore.(Voal-online)

 

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.