VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut
E Premte, 03.27.2009, 05:43pm (GMT+1)

Voal-online - Japonia e ka humbur durimin. Dhe ka vendosur t'i godasë raketat satelit të cilat Koreja e Veriut ka ndërmend t'i lëshojë më 4 dhe 8 prill. E ka shpallur ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, që ua ka transmetuar urdhërin e pashembullt Forcave të Vetëmbrojtjes, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kryesuar nga kryeministri Taro Aso. Vendimi, marrë në mënyrë të pashembullt, është marrë një javë para fillimit të periudhës së përshkruar nga Feniani si e dobishme për të dërguar në orbitë "satelitin eksperimental për TLC". Shërbimet intelegjinte, duke filluar nga SHBA e Koreja e Jugut, e konsiderojnë këtë satelit si provë të Taepodong-2, raketë ndërkontinentale së cilës i druhen faktorët botërorë prej kohësh, sepse mund të montojë dhe transportojë një mbushje bërthamore deri në Alaskë e në Hawaii. Japonia, prandaj, do t'i ketë në gatishmëri sistemet BDM (Balistic Missile Defence), instaluar me ndihmën e SHBA: një impiant mbrojtjeje bazuar në linjën dyfishe të zjarrit përbërë nga raketa SM-3 montuar mbi aeroplanë gjuajtës e nga Patriot Pac-3 të vendosur në tokë, të cilët dërgohen nga Tokio në Akita e Iwate (verilindje të Japonisë), përgjatë asaj që mund të jetë trajektorja e raketës të paralajmëruar nga Koreja e Veriut. Në Tokio është ende i freskët kujtimi i lëshimit për "qëllime paqësore" të shpallur nga regjimi komunist në gusht 1998, kur një raketë Taepodong-1 fluturoi mbi Japoni dhe ra në Paqësor.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhon Kredok Rusia synon ta dobësojë Perëndimin (03.25.2009)
Polonia i bën thirrje SHBA të realizojë planet për mbrojtjen nga raketat (03.23.2009)
SHBA mbështesin danezin Rasmussen për postin e shefit të NATOs (03.22.2009)
BE dakord të shtojë ndihmat për FMNnë dhe vendet evropianolindore (03.21.2009)
Admirali i marinës Xhejms Stravidis do të drejtojë trupat e NATOs (03.19.2009)
SHBA: Një gazetë në vështirësi, ndërpret botimin (03.17.2009)
Së shpejti takim midis Obamës dhe Papës (03.15.2009)
Themeluesi i Google kërcënohet nga Parkinsoni, dhuron miliona për kërkimet (03.12.2009)
Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë (03.10.2009)
Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret më 2009 (03.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]