VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut
E Premte, 03.27.2009, 05:43pm (GMT1)

Voal-online - Japonia e ka humbur durimin. Dhe ka vendosur t'i godasë raketat satelit të cilat Koreja e Veriut ka ndërmend t'i lëshojë më 4 dhe 8 prill. E ka shpallur ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, që ua ka transmetuar urdhërin e pashembullt Forcave të Vetëmbrojtjes, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kryesuar nga kryeministri Taro Aso. Vendimi, marrë në mënyrë të pashembullt, është marrë një javë para fillimit të periudhës së përshkruar nga Feniani si e dobishme për të dërguar në orbitë "satelitin eksperimental për TLC". Shërbimet intelegjinte, duke filluar nga SHBA e Koreja e Jugut, e konsiderojnë këtë satelit si provë të Taepodong-2, raketë ndërkontinentale së cilës i druhen faktorët botërorë prej kohësh, sepse mund të montojë dhe transportojë një mbushje bërthamore deri në Alaskë e në Hawaii. Japonia, prandaj, do t'i ketë në gatishmëri sistemet BDM (Balistic Missile Defence), instaluar me ndihmën e SHBA: një impiant mbrojtjeje bazuar në linjën dyfishe të zjarrit përbërë nga raketa SM-3 montuar mbi aeroplanë gjuajtës e nga Patriot Pac-3 të vendosur në tokë, të cilët dërgohen nga Tokio në Akita e Iwate (verilindje të Japonisë), përgjatë asaj që mund të jetë trajektorja e raketës të paralajmëruar nga Koreja e Veriut. Në Tokio është ende i freskët kujtimi i lëshimit për "qëllime paqësore" të shpallur nga regjimi komunist në gusht 1998, kur një raketë Taepodong-1 fluturoi mbi Japoni dhe ra në Paqësor.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.