E Enjte, 04.25.2024, 05:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Arrestohet vajza e ish presidentit iranian Rafsanxhani
E Djelë, 06.21.2009, 04:48pm
10 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur 

 

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se autoritetet e kanë arrestuar vajzën e ish presidentit Hashemi Rafsanxhani bashkë me katër anëtarë të familjes së tij, për shkak se kanë marrë pjesë në tubimet protestuese pa leje.

Televizioni njoftoi se ata janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të Fazih Hashemi, vajzës më të madhe të Rafsanxhanit, duke iu drejtuar qindra përkrahësve të opozitës javën e kaluar.

Rafsanxhani nuk e ka fshehur pakënaqësinë me presidentin Mahmud Ahmadinexhad, fitoren e të cilit në zgjedhjet e 12 qershorit e konteston kandidati i opozitës, Mirhosein Musavi.

Ky i fundit e ka akuzuar Rafsanxhanin dhe familjen e tij për korrupcion.

Televizioni shtetëror iranian tha se 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në përplasjet e djeshme në Teheran ndërmjet policisë dhe demonstruesve që përkrahin opozitën.

Musavi: Irani të pastrohet nga gënjeshtrat dhe pandershmëria
E Djelë, 06.21.2009, 12:10pm

Lideri i opozitës në Iran, Mirhosein Musavi tha se Republika Islamike duhet të pastrohet nga ato që ai i quajti gënjeshtra dhe pandershmëri.

Deklarata e Musavit në Internet vijnë pasi ithtarët e tij i vazhduan protestat kundër zgjedhjeve presidenciale që i fitoi Mahmud Ahmadinexhad.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t’i penguar demonstruesit që të vijnë tek sheshi kryesor në Teheran, ndërsa televizioni shtetëror shfaqi pamje të autobusëve të djegur.

Lideri suprem, Ahjatollah Ali Hamnei paralajmëroi kundër demonstrave të reja, ndërsa mediat shtetërore njoftuan se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë te mauzoleu i Ajatollah Homeinit, duke vrarë dy vetë dhe plagosur tetë të tjerë.

Trupi më i lartë legjislativ, Këshilli i Kujdestarëve të revolucionit, tha se ishte i gatshëm t’i rinumërojë 10 përqind të votave në zgjedhjet e kontestuara, për t’i plotësuar ankesat e Musavit dhe dy kandidatëve të tjerë

Në Francë rrëzohet një helikopter privat
E Djelë, 06.21.2009, 09:41am

Nuk ka asnjë të shpëtuar

 

Voal-online – Kanë vdekur të shtatë pasagjerët e një helikopteri privat që është përplasur mbi malin Kordon (Cordon), në juglindje të Frnacës. Kjo bëhet e ditur nga njësitë e shpëtimit dhe nga autoritetet lokale të vendngjarjes.

 

Incidenti ka ndodhur dje aty nga ora 19:00, kur një helikopter i kompanisë Azur Helicoptöre, i cili po bënte një kqyrje të zonës dhe po vinte nga parku i dëfrimeve të Walibi, ka rënë për arsye edhe të panjohur në një zonë të pabanuar.

 

Viktimat janë piloti i kompanisë ajrore dhe gjashtë punonjës të parkut të dëfrimeve të cilët kishin përfituar nga një ditë e lirë për të ndërmarrë fluturimin. Pesë nga viktimat e ngjarjes kanë vdekur menjëherë, kanë referuar burimet lokale.

 

“Ka qenë një dëshmitar ai që ka dhënë alarmin. E ka vënë re helikopterin blu e bardh të fluturojë ulët dhe pastaj e ka parë të jetë zhdukur. Pastaj ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe një erë të keqe të përhapur gjithandej,” ka thënë kapiteni Frederic Bertin i qendrës së urjgencave. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se në momentin e rrëzimi moti ishte i mirë. Janë hapur hetime për t’u marrë vesh shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Larixhani: Mendimi i njerëzve duhet respektuar
E Djelë, 06.21.2009, 08:00am

Media në Iran njofton se kryetari i parlamentit Ali Larixhani ka lënë të kuptohet se shumica e popullit iranian beson se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk janë të sakta dhe se mendimi i tyre duhet të respektohet.

Sipas njoftimeve, zoti Larixhani tha se duhet të bëhet dallim mes atyre që venë në pikëpyetje rezultatet e zgjedhjeve dhe atyre që organizojnë protesta të dhunshme.

Kryetari i Parlamentit tha gjithashtu se Këshilli i Mbikqyrësve, organi i fuqishëm që mbikqyr zgjedhjet nuk duhet të tregohet i njëanshëm por të përdorë çdo mjet për të bindur protestuesit se ankesat e tyre do të shqyrtohen me kujdes.

Më parë, televizioni shtetëror iranian njoftoi se Këshilli Mbikqyrës ka rënë dakord të rinumërojë 10 përqind të votave në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për president.

Dje, mijra iranianë u përleshën me policinë megjithë paralajmërimin e udhëheqësit suprem të vendit për të ndalur protestat.

Dje, mijra iranianë u përleshën me policinë megjithë paralajmërimin e udhëheqësit suprem të vendit për të ndalur protestat.

Dëshmitarët në kryeqytetin Teheran thonë se policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë mbështetësit e kandidatit që humbi në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, Mir Hosein Musavi. Demonstruesit thërrisnin “Vdekje diktatorit”.

Televizioni shtetëror konfirmoi disa incidente, duke thënë se policia u përlesh me ata që u përpoqën të zhvillonin protesta të paligjshme kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit
E Shtunë, 06.20.2009, 08:45pm

Dëshmitarët në Teheran thonë se policia përdori sot gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë mijëra protestues.

Televizioni shtetror konfirmoi disa incidente, duke thënë se policia u përlesh me ata që u cilësuan si elementë që u përpoqën të zhvillonin protesta ilegale kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati presidencial, që humbi, Mir Hussein Mousavi bëri një deklaratë sot për Këshillin Suprem të Iranit, në të cilën përsëriti thirrjen e tij për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve. Ai nuk komentoi rreth protestave.

Ky Këshill, organi më i lartë legjislativ i Iranit, paralajmëroi kandidatin presidencial Mir Hussein Mousavi se ai do të mbajë përgjegjësi për “pasojat e protestave ilegale”.

Iran ka ndaluar mbulimin e demonstratave nga media e pavarur, por dëshmitarë të shumtë thonë se mijëra banorë dolën nëpër rrugë duke mospërfillur paralajmërimet e qeverisë.

Dëshmitarët njoftuan gjithashtu për një pranitë madhe të policisë, veçanërisht përreth dy shesheve të Teheranit, ku u zhvilluan protesta më parë.

Po sot, media shtetrore iraniane bëri të ditur se një sulm i dyshuar me autobombë ndodhi pranë një faltoreje të të djerit Ayatollah Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të vendit . Të paktën 2 persona u plagosën.

 

Ndërsa autoritetet iraniane kanë kufizuar mbulimin nga mediat e pavarura të protestave të opozitës, dëshmitarët okularë po përdorin Internetin dhe telefonat celularë për të njoftuar atë që kanë parë në rrugët e Teheranit.

Faqe elektronike të opozitës njoftuan se protestuesit kishin në plan të mblidheshin sot në Sheshet Revolucioni dhe Liria, dy prej shesheve më të mëdha të kryeqytetit Teheran.

Washington Post: Ky është realitet
E Shtunë, 06.20.2009, 05:49pm

Ajo që po ndodh në rrugët e Teheranit është mësim që bën histori: nuk janë armët apo policia sekrete, në fund të fundit, por gatishmëria e qindra mijëra njerëzve që ta rrezikojnë jetën e tyre për ta protestuar padrejtësinë.

Kjo është ajo që e përmbysi shahun e Iranit në vitin 1979 dhe tash po i lëkund klerikët. Kjo është politika e gjallë: populli i paarmatosur, duke mos i përfillur ushtarët me armë dhe është përbërës nga i cili janë bërë revolucionet.

A do të ketë sukses në Iran, është e pamundur të parashikohet, por tashmë kjo lëvizje e ka hedhur në litar regjimin me vetëbesim. Për të kuptuar se përse regjimi është i frikësuar, duhet të shtrohet kjo pyetje: sa shumë nga demonstruesit në paradën në rrugët e Teheranit ishin shkencëtarë bërthamorë, ose motra e vëllezër apo kushërinj të tyre?

Lexuam se vajza më e madhe e kandidatit opozitar presidencial, Musavi, është fizikane bërthamore, e sa të tjerë? Sa shumë të pakënaqur janë në Gardën Revolucionare dhe ndër veteranët e luftës?

Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran
E Shtunë, 06.20.2009, 08:37am

Ligjvënësit amerikanë miratuan një rezolutë, e cila dënon shtypjen e demonstruesve në Iran dhe ndalimin e mediave të lajmeve dhe të komunikimit në vend.

 

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi me 405 vota pro dhe 1 votë kundër rezolutën që dënon “vazhdimin e dhunës kundër demonstruesve nga ana e qeverisë dhe milicive pro-qeveritare”.

 

Kjo rezolutë është përgjigja më e ashpër deri tani e zyrtarëve amerikanë, pas deklaratave të kujdeshme për disa ditë me radhë nga e administrata Obama lidhur me zgjedhjet e kontestuara. Mbështetësit kryesorë të rezolutës i kanë kërkuar administratës Obama që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj shtypjesës së protestuesve nga qeveria e Teheranit.

 

Po sot, Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim serioz rreth përgjigjes së qeverisë iraniane ndaj demonstruesve, duke vënë në pikpyetje ligjshmërinë e rizgjedhjes së Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Me anë të një deklarate të përbashkët sot, udhëheqësit BE-së i bënë thirrje qeverisë iraniane që t’u njohë të gjithë qytetarëve të drejtën për të demonstruar dhe për t’u shprehur në mënyrë paqësore. /ZA

Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave
E Shtunë, 06.20.2009, 08:33am

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei,  paralajmëroi veprimtarët e opozitës t'u japin fund  protestave në rrugë lidhur me zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit pas votimeve të 12 qershorit, Ajatollah Khamenei mbështeti Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad si fituesin e padiskutueshëm të zgjedhjeve. Ai u tha udhëheqësve të opozitës se po nuk u dhanë fund protestave do të jenë përgjegjës për çdo veprim dhune.

Përkrahësit e kandidatit presidencial, Mir Hosin Musavi, kanë zhvilluar demonstrata të përditëshme kundër rezultatit të votimeve, për të cilin thanë se ishte i manipuluar në favor të zotit Ahmadinexhad.

Ajatollah Khamenei mbrojti legjitimitetin e votimit në fjalimin që mbajti gjatë lutjeve të sotme, kur tha se fitorja me një diferencë prej 11 milionë votash është tepër e madhe për t'u manipuluar.  Udhëheqësi suprem i Iranit dënoi gjithashtu ndërhyrjet e huaja, siç u shpreh ai, që kanë vënë në diskutim rezultatin e zgjedhjeve.

Ajatollah Khamenei foli sot në Universitetin e Teheranit, ku mijëra njerëzit që ishin mbledhur atje dhe në rrugët përreth thërrisnin "vdekje Amerikës" dhe "vdekje Britanisë".
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore
E Premte, 06.19.2009, 10:37am

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa për të mbrojtur territorin e tyre pas njoftimeve se Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një raketë balistike drejt Havait.

 

Një gazetë japoneze njoftoi të enjten se Koreja e Veriut po përgatitet të hedhë një raketë me rreze të gjatë veprimi në drejtim të shtetit amerikan të Havait në fillim të korrikut. Gazeta citonte ministrinë japoneze të Mbrojtjes, sipas të cilës një raketë e tipit “Taepodong 2”, ose një variant i modernizuar i saj është dërguar më 30 maj nga një uzinë pranë Penianit, për në poligonin Tong-Chang-ri.

Zoti Gejts u tha gazetarëve se kishte miratuar dislokimin e interceptorëve të raketave dhe të një radari në Havai në rast të ndonjë sulmi nga ana e Koresë së Veriut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i vëzhgojnë me shumë kujdes përgatitjet e Koresë së Veriut për lëshimin e raketës.

Ekspertët thonë se nuk ka shanse që një raketë koreanoveriore të arrijë deri në Havai dhe se provat e kaluara të Veriut kanë qenë tepër larg arritjes së një distance të tillë.
Pheniani kërcënon Uashingtonin
E Mërkurë, 06.17.2009, 03:11pm
Koreja Veriore ka sinjalizuar se do të përgjigjet “një mijë herë më fuqishëm” në rast të sulmit eventual nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Sinjalizimin për hakmarrjen ushtarake e kanë transmetuar mediumet e Koresë Veriore vetëm disa orë pasi që presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Koreja Veriore paraqet “kërcënim serioz” për botën dhe u angazhua për ashpërsim të sanksioneve ndaj Phenianit.

Barak Obama dhe kryetari i Koresë Jugore, Li Mung Bak, që u takuan në Uashington, janë pajtuar që të formohet “aleanca strategjike” në nivel rajonal dhe global, me qëllim të bindjes së Koresë Veriore që të heqë dorë nga programi bërthamor.
  » Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore
  » Valesa: Pa Vojtilën as Solidarnost as çlirim të Polonisë
  » Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran
  » 7 të vdekur në protestat në Teheran
  » Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza
  » Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri
  » BE e shqetësuar për gjendjen në Iran
  » Zyrtarët iranianë: Ahmadinaexhad drejt fitores së thellë
  » OBSH shpalli pandeminë
  » Publikohen filmime ku Rartko Mlladiç shihet nëpër Beograd



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]