E Shtunë, 04.20.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Koreja e Veriut lëshon një raketë me rreze të shkurtër veprimi
E Premte, 05.29.2009, 01:03pm
Koreja e Veriut, që tashmë ka testuar disa raketa në fillim të javës pas një prove bërthamore që zhvilloi të hënë, realizoi sot një lëshim tjetër rakete me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi agjencia e lajmeve koreanojugore ''Yonhap'.
     Që prej provës bërthamore që realizoi të hënën dhe që u dënua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Koreja e Veriut që kërcënoi të mërkurën se do të sulmonte Korenë e Jugut, ka lëshuar  pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi'', sipas Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes.
     Këto pesë raketa u lëshuan të hënën dhe të mërkurën në lindje të vendit dhe kishin një rreze veprimi prej 130 kilometrash./ATSH-AFP
Koreja e Veriut kërcënon me "vetëmbrojtje" në rast sanksionesh
E Premte, 05.29.2009, 11:57am

Voal-online – Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të marrë “masa të reja vetëmbrojtjeje” në qoftë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do t’ia imponojë sanksionet për provën e saj bërthamore. “Në qoftë se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të bëjë provokacione të tjera, nuk do të kemi rrugë tjetër përveçse të marrim masa të reja vetëmbrojtjeje,” ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Phenian për agjencinë e lajmeve KCNA. “Çfarëdo veprimi armiqësor nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të çojë në shfuqizimin e armëpushimit,” ka shtuar zëdhënësi duke e pasur fjalën tek traktati i paqes i arritur midis dy Koreve për t’i dhënë fund luftës së viteve 1950-1953. “Bota,” tha ai, „do të shohë shpejt si do t’i rezistojë vendi ynë shtypjes dhe despotizmit të Këshillit të Sigurimit dhe si do ta mbrojë pavarësinë e tij.”

Berluskoni mohon marrëdhënien me supermodelen
E Enjte, 05.28.2009, 08:45pm

Kryeministri italian Silvio Berlusconi mohoi të ketë patur marrëdhënie të ngushtë me një vajzë të re. Gjatë një takimi në zyrën e tij sot, zoti Berlusconi tha se do të kishte dhënë dorëheqjen, në se do të kishte gënjyer për këtë çështje. 

Udhëheqësi italian ka ngjallur komente në publik për marrëdhënien e tij me modelen 18-vjeçare Noemi Letizia, që kur mori pjesë në mbrëmjen e organizuar për ditëlindjen e saj në Napoli muajin e kaluar. 72-vjeçari Berlusconi tha se prej shumë vjetësh ai është mik me prindërit e vajzës. Ndërkohë gruaja e kryeministrit italian ka kërkuar divorc. ZA
Koreja e Veriut dhe arsyet e mundshme të provës bërthamore
E Enjte, 05.28.2009, 07:13am
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm provën e fundit bërthamore të Koresë së Veriut. Korrespondenti ynë Andre DeNesnera i hedh një vështrim pasojave politike të kësaj prove.  Koreja e Veriut kreu një provë bërthamore nëntokësore në pjesën verilindore të vendit. Kjo ishte prova e dytë bërthamore që prej vitit 2006. Dejvid Ollbrajt, President i Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare ka vite që e ndjek programin bërthamor të Koresë së Veriut.  "Në vitin 2006, Koreja e Veriut po përpiqej të realizonte një shpërthim prej katër kilotonësh dhe ia doli vetëm të shpërthente gjysëm kilotoni, ndaj edhe prova u pa jo si shumë e suksesshme. Kësaj here duket se shpërthimi kishte një fuqi diku prej një deri në pesë kiloton dhe nëse Peniani po përpiqej të arrinte fuqinë prej katër kilotonësh, atëherë prova mund të quhet e suksesshme”.
Rusia shprehet kundër ndëshkimit të Koresë së Veriut
E Mërkurë, 05.27.2009, 03:00pm

Rusia deklaroi sot se fuqitë botërore nuk duhet ta ndëshkojnë Korenë e Veriut vetëm për të thënë se u ndëshkua, pas testit bërthamor që realizoi Koreja e Veriut. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të jetë tepër i vendosur në vendimet e tij si dhe të rinisë bisedimet ndërkombëtare gjashtëpalëshe. "Nuk duhet të nxitohemi dhe të marrim një vendim kundër Koresë së veriout theshtë sepse duhet ndëshkuar për veprimin e saj", deklaroi Lavrov gjatë një konferece për shtyp. "Këshilli i Sigurimit duhet të jetë tepër kompakt dhe unanim përsa i përket kësaj çështjeje dhe duhet të punojë mbi ato masa që parandalojnë ripërsëritjen e kësaj që ndodhi dhe shkelje të tjera të parimeve për mos përhapjen e armëve bërthamore", deklaroi Lavrov. /ATSH-Reuters/ -

Izrael: Manovër e paparë alarmi në të gjithë vendin
E Mërkurë, 05.27.2009, 02:04pm
Izraeli do të organizojë duke filluar nga e diela një manovër alarmi në të gjithë territorin, me një shtrirje të paprecedent, duke simuluar sulme me raketa, bombardime ajrore masive dhe katastrofa natyrore. Manovra, që do të vazhdojë për pesë ditë, pritet të testojë kapacitetet e vendit për t'iu përgjigjur sulmeve të mundshme me raketa nga Libani dhe Rripi i Gazës dhe raketave të hedhura nga Irani apo Siria, i deklaroi AFP-së zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Shlomo Dror. Këto sulme, të tipit konvencional, kimik apo bakteriologjik, do të kishin në objektiv qendra të mëdha urbane.
Manovra do ta arrijë kulmin të martën e ardhshme kur sirenat do të bien në të gjithë vendin për të njoftuar për një sulm të afërt ajror, duke i bërë thirrje popullsisë të hyjë në vendstrehime në një kohë rekord, që nuk duhet t'i kalojë tre minutat.
Maqedonia në krye të vendeve të Ballkanit për liberalizimin e vizave në BE
E Martë, 05.26.2009, 08:19am

Fuere: Në listën e vendeve me arritje pozitive gjenden edhe dy shtete tjera të Ballkanit, por për to nuk është e sigurtë nëse do të rekomandohet liberalizimi i vizave.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pritet që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë lirshëm pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Në raportin e grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian për arritjet e vendeve të Ballkanit për liberalizimin e regjimit të vizave, Maqedonia ka marrë nota kaluese dhe është renditur në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Teheran samit kundër drogës dhe ekstremizmit
E Djelë, 05.24.2009, 06:36pm
Presidentët e Iranit, Afganistanit dhe të Pakistanit e deklaruan sot përkushtimin e tyre për të luftuar ekstremizmin dhe trafikimine drogës.
Presidentët Mahmud Ahmadinexhad, Hamid Karzai dhe Asif Ali Zardari nënshkruan sot në Teheran një dokument, sipas të cilit, ata do të punojnë për sigurinë në rajon.
Afganistani është burimi i 90% të opiumit në botë.
Pjesa më e madhe e opiumit shndërrohet në heroinë dhe pastaj trafikohet përmes Pakistanit dhe Iranit.
Afganistani dhe Pakistani gjithashtu përballen me kryengritje islamiste.
India: Kina një rrezik ushtarak më i madh se Pakistani
E Djelë, 05.24.2009, 04:27pm
India përballet me një rrezik më të madh nga Kina sesa Pakistani, sepse Nju Delhi njeh shumë pak kapacitetet ushtarake të Pekinit, deklaroi shefi i forcave ajrore indiane në një intervistë të publikuar sot.
Dy vendet me popullsinë më të madhe të botës zhvilluan në vitin 1962 një luftë të shkurtër, por brutale lidhur me kufirin prej 3,500 kilometrash ndërmjet tyre në Himalaje dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për pushtim të pjesëve të mëdha, por të pabanuara të këtij territori.
India në të njëjtën kohë ka synuar vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar shqetësimin e Kinës.
Histori suksesi
E Djelë, 05.24.2009, 09:07am

23 maji i vitit 1949 nuk ishte për gjermanët një ditë gëzimi

 

Në atë kohë ata kishin halle krejt të tjera: mungesa e strehimit në qytetet e bombarduara, shtatë milionë gjermanë të dëbuar prej territoreve të dikurshme gjermane në Lindje që ishin në kërkim të një strehe të re, mungesa e vendeve të punës, më tepër se një milionë burra gjermanë që konsideroheshin të humbur apo që vazhdonon të ishin robër lufte. Po ashtu në vitin 1949, për shkak të krimeve të pashembullta të nacionalsocialistëve, Gjermania ishte edhe vendi më i përbuzur i bashkësisë ndërkombëtare.

  » Horst Köhler rizgjidhet president i Gjermanisë
  » Siria: Oferta e Izraelit për bisedime nuk ka vlerë pa tërheqjen nga Lartësitë Golan
  » Bajden: Bosnja nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër paqeje
  » Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes
  » Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme
  » Lituania fitoi gruan e parë presidente
  » Presidentët e Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit mblidhen në takim të lartë rajonal
  » Shënim: Mesazhe të fuqishme në fundin e pelegrinazhit të Papë Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë
  » Gazetarja Roksana Saberi largohet nga Irani
  » Aeroplani i Gruevskit bën ulje të detyruar



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]