E Premte, 03.29.2024, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Angela Merkel viziton ish burgun e STAS-it për 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit


E Martë, 05.05.2009, 05:29pm
ATSH-AFP/ - Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, kancelarja gjermane, Angela Merkel është e para kryeministre gjermane që viziton ish-burgun berlinez të STASI-t, policia sekrete e Gjermanisë Lindore. Duke sjellë ndërmend një kapitull të errët të historisë së Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ), Merkel u shpreh shumë e prekur nga kjo vizitë pasi, sipas saj, ''duket qartë se me çfarë brutaliteti janë trajtuar njerëzit''.  "Është e rëndësishme që ky kapitull i historisë së diktaturës në kohën e Republikës Demokratike të Gjermanisë të mos maskohet dhe të mos harrohet'', shtoi kancelarja, ndërkohë që Gjermania po bëhet gati të kujtojë në muajin nëntor 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.Drejtori i kësaj qendre, Hubertus Knabe nënvizoi se kjo vizitë ishte një gjest i rëndësishëm i kancelares pasi asnjë kryeministër nuk ka vizituar deri më sot ish-burgun e Hohenschonhausenit, lagje në verilindje të Berlinit. E shoqëruar nga ish-të burgosur, Angela Merkel, e cila ka jetuar në kohën e Republikës Demokratike të Gjermanisë, vizitoi qelitë e burgut dhe vendosi një buqetë para monumentit të viktimave të tiranisë komuniste
Presidenti Obama pritet të përmirësojë marrëdhëniet me botën myslimane
E Martë, 05.05.2009, 02:09pm
Zëri i Amerikës - Edhe para inaugurimit në muajin janar, Barak Obama, u shpreh se do të vendoste marrëdhënie të reja me botën myslimane, bazuar në interesat dhe respektin reciprok. Që kur mori detyrën e presidentit, vendimet që ai ka marrë, si mbyllja e Qendrës së Ndalimit në Guantanamo brenda një viti dhe ndalimi i teknikave të ashpëra të hetimit ndaj të ndaluarave, janë mirëpritur nga bota myslimane.Por analistët thonë se përmirësimi i këtyre marrëdhënieve mund të varet në aftësinë e Presidentit për arritjen e një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.Ashtu siç premtoi, zoti Obama iu drejtua botës myslimane në fillim të presidencës së tij. Ai foli në parlamentin e Turqisë në muajin prill.  "Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin”, - tha ai. Ky fjalim u vlerësua, se pati një ton shumë të ndryshëm nga ai i administratës Bush. Por disa amerikanë myslimanë janë skeptikë, nëse do të ketë me të vërtetë ndonjë ndryshim. Ibrahim Huper është drejtor i komunikimit në Qendrën e Marrëdhënieve Amerikano-Islamike. "Retorika është e mirë por ne presim veprime, si në nivelin ndërkombëtar, ashtu edhe atë kombëtar, për të bërë ndryshime reale në politikë, që do të kishin ndikim të dukshëm në jetën e myslimanëve amerikanë dhe myslimanëve në gjithë botën”, - tha ai.
Rënia e Murit të Berlinit: Merkel nderon Evropën Lindore
E Hënë, 05.04.2009, 05:57pm
ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi sot "popujt e Evropës Lindore" pa të cilët rënia e Murit të Berlinit, 20-vjetorin e të cilit Gjermania do ta festojë në nëntor, nuk do të kishte qenë e mundur.  "Ne falenderojmë popujt e Evropës Lindore që u çliruan në mënyrë paqësore nga zgjedha e diktaturës sovjetike dhe e hapën Perden e Hekurt", tha kancelarja konservatore me rastin  e një manifestimi të partisë së saj CDU, që feston 60-vjetorin e Ligjit Themelor, Kushteturës dhe 20 vjetët e rrëzimit të Murit të Berlinit. "Ne falenderojmë pilotët amerikanë dhe punonjësit polakë të kantiereve detare, nëse do të  citojmë vetëm dy grupe", shtoi Angela Merkel, në një aludim ndaj urës ajrore që mundësoi furnizimin e Berlinit perëndimor gjatë bllokadës sovjetike dhe kantieret detare të Gdanskut, ku nën drejtimin e  Lech Walesas u krijua sindikata e parë e lirë e bllokut komunist.  "Nëse ata nuk do të kishin rrezikuar jetët e tyre, ne nuk do të mund të ishim mbledhur këtu", vijoi ajo.  "Ne po festojmë një lumturi historike", lidhur me këtë përvjetor. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania  rrethohet nga "fqinj të lirë". 
The Boston Globe mund të mbyllet
E Hënë, 05.04.2009, 11:31am

Voal-online – Një tjetër e përditshme e famshme amerikane rrezikon të jetë viktimë e krizës: është fjala për The Boston Globe, e cila mund të mbyllet nëse nuk gjendet një marrëveshje me sindikatat për të kryer shkurtime të ndjeshme. Afati I bisedimeve ka kaluar në mesnatë, por vazhdojnë bisedimet. Shoqëria që kontrollon të përditshmen e Bostonit – e njëjta që ka në pronësi The New York Times – ua ka bërë të njohur autoriteteve federale planin e mbylljes së gazetës. Shkurtimi i shpenzimeve të preventivuara që të mbahet gjallë një pjesë e historisë së gazetarisë amerikane – gazeta është në jetë prej 137 vjetësh – është 20 milionë dollarë. The Boston Globe do të mbyllte kështu veprimtarinë me një humbje 85 milionë dollarë. Dhe The New York Times Co. nuk ka ndërmend të rrijë indiferente: dokumentacioni për të kryer procedurën e mbylljes është gati dhe të do të dërgohet nëse sindikatat nuk e nënshkruajnë marrëveshjen për shkurtimin e shpenzimeve. The New York Times e ka blerë The Boston Globe më 1993 duke paguar një shifër rreth 1,1 miliardë dollarë.

Shënim: Ideatori i politikës së jashtme me Lindjen e Mesme në postin e Ministrit të Jashtëm të Turqisë
E Hënë, 05.04.2009, 09:32am
ATSH-Reuters/ - Emërimi i Ahmet Davutoglu në postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ali Babacan, përbën sinjalin më të qartë deri tani lidhur me përparësinë që Turqia i jep Lindjes së Mesme, ndoshta më shumë se çështjes së anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.  Vetëm pak njerëz jashtë Turqisë dhe botës diplomatike mund të kenë dëgjuar apo njohur emrin e profesorit të qetë për Lindjen e Mesme, i cili është ideatori i politikës së riangazhimit të Ankarasë me fqinjët e saj dhe përmirësimit të stabilitetit në rajon. Emërimi i tij ishte pjesë e riformatimit të pritshëm të kabinetit turk, pasi partia në pushtet AK pësoi në muajin mars goditjen më të rëndë që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002, duke humbur zgjedhjet bashkiake kryesisht për shkak të masave të pamjaftueshme të qeverisë përballë krizës ekonomike. Sipas analistëve, çështja kryesore do të jetë nëse Davutoglu, një diplomat i respektuar por kontradiktor i cili ka shtrirë politikën e jashtme përtej fokusit tradicional të orientimit perëndimor të vendit të madh mysliman, do të ketë vullnetin dhe përkushtimin për të përshpejtuar bisedimet e anëtarësimit me BE-në.
Hamid Karzai kandidohet për mandat të ri
E Hënë, 05.04.2009, 09:03am
Evropa e Lirë - Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet e reja, të caktuara më 20 gusht. Ai ka thënë se dëshiron që sërish të marrë pjesë në garën zgjedhore për të qenë në shërbim të popullit afgan, megjithëse ka pranuar se gjatë mandatit të deritashëm presidencial ka pasur disa gabime të caktuara. Karzai do të angazhohet për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial, ndërsa ende nuk është paraqitur asnjë kandidat serioz, i cili do të mund të vlerësohej si rival i tij.
Presidenti Obama paraqet hapat për të frenuar virusin H1N1
E Djelë, 05.03.2009, 10:15am
Zëri i Amerikës - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se administrata e tij ka ndërmarrë hapa agresive për t’u përballur me përhapjen e virusit H1N1 dhe për t’u përgatitur mbi mundësinë e përkeqësimit të situatës.  Në fjalimin e përjavshëm të mbajtur sot, zoti Obama tha se i kishte kërkuar Kongresit 1,5 miliardë dollarë për krijimin e një vaksine dhe për të blerë medikamente kundër këtij virusi. Z. Obama tha se duhen vendosur masa parandaluese të forta që mënyrë që virusi të mos bëhet edhe më i rrezikshëm. Testet konfirmuan se virusi ka shkaktuar vdekjen e 16 vetëve në Meksikë dhe një personi në Shtetet e Bashkuara. Por, rezultatet e këtyre testeve tregojnë se virusi mund të mos jetë aq i fortë edhe ngjitës saç ishte thënë më parë.
Ban Ki Muni i kritikon sulmet ndaj gazetarëve
E Shtunë, 05.02.2009, 04:56pm
Evropa e Lirë - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se numri i sulmeve ndaj gazetarëve në botë mbetet i lartë. Në deklaratën me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Ban u bëri thirrje qeverive që i kanë arrestuar gazetarë, të sigurojnë se të drejtat e tyre respektohen plotësisht, përfshirë dhe të drejtën e apelimit dhe të mbrojtjes nga akuzat. Ban Ki-Moon tha se në burgjet në Kinë, Kubë dhe Eritre, ndodhen gjysma e 125 gazetarëve të burgosur në vitin 2008. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, 41 gazetarë janë vrarë në vitin 2008, ndërsa 11 janë vrarë prej fillimit të vitit 2009.
Komploti në bazën ushtarake të Fort Diksit
E Enjte, 04.30.2009, 05:56pm

Zëri i Amerikës - Dy persona të akuzuar për komplot për vrasjen e personalit ushtarak amerikan përballen me dhënien e dënimit sot, një ditë pasi një gjykatë në Nju Xhërzi dënoi 3 persona të tjerë me burgim të përjetshëm. Mohamed Shnewer i lindur në Jordani dhe Serdar Tatar i lindur në Turqi do të dalin në gjyq në qytetin e Kamdenit. Dje gjykata dënoi me burgim të përjetshëm 3 vëllezërit Dritan, Eljvir and Shain Duka, shqiptarë nga Maqedonia. Një juri federale i gjeti të pestë fajtor në muajin dhjetor për konspiracion që të vrisnin ushtarë me anë të një sulmi të planifikuar në një bazë të udhtrisë amerikane në Nju Xhërzi.  Gjyqi zgjati 8 javë në të cilin prokurorët thanë se të pandehurit kishin plane të vrisnin ushtarë amerikanë në bazën Fort Dix. Prokurorët thanë gjithashtu se të pandehurit u frymëzuan nga al-Kaida, dhe motivi i tyre ishte të mbronin islamizmin.

 

Shkencëtarët përpiqen ta zbulojnë vaksinën për gripin e derrit
E Mërkurë, 04.29.2009, 08:04am
Zëri i Amerikës - Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik në gjithë botën përpiqen ta vendosin nën kontroll gripin e derrit, shkencëtarët po punojnë pa pushim që të krijojnë një vaksinë kundër këtij lloji gripi. Sipas biologut molekular Endrju Pekos të Fakultetit të Shëndetësisë të universitetit "Johns Hopkins", virusi H1N1 i gripit të derrit nuk është shumë i njohur. Përhapja e sëmundjes nga vendi në vend ka shkaktuar alarm se ajo mund të shndërrohet në një epidemi të përgjithshme ndërkombëtare. Zoti Pekoz thotë se askush nuk ka imunitet ndaj virusit. Por lajmi pozitiv është se analiza molekulare e virusit të derrit tregon se është i njëjti patogjen në gjithë botën, sipas Kethi Njuzul, e organizatës jofitimprurëse PATH, që merret me zhvillimin e vaksinave.
  » Fillojnë bisedimet SHBA-Kubë
  » Roxana Saberi në grevë urie
  » SHBA: Ministri rus i Financave merr një fletëthirrje për paraqitje në gjykatë
  » Spanja kalon numrin katër milionësh dhe papaunësia arriti 17,36 për qind
  » SHBA shqetësim ndaj përparimit të Talebanit në Pakistan
  » Britani e Madhe: Kriza ekonomike rrit nivelin e kriminalitetit
  » Forcat irakiane arrestojnë drejtuesin e AL-Kaedës në Irak
  » Hillari Klinton: Regjimit të Fidel Kastros po i vjen fundi
  » Në një spanjë të privuar nga opozita, vetëm familjet dhe dy gazetarë i rezistojnë ende politikës zapateriane. Pio Moa shikon zi
  » Sot përurohet Biblioteka Digitale Botërore



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]