E Enjte, 04.25.2024, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

The New York Times (17 prill 2009)

Rusia iu jep fund operacioneve në Çeçeni


E Premte, 04.17.2009, 12:18pm
Nga MICHAEL SCHWIRTZ

 

MOSKË â€” Rusia zyrtarisht i dha fund atij që ajo e quan operacion të saj të kundërterrorizmit në rajonin jugor të Çeçenisë të enjten me një shpallje që mbante një peshë simbolike si fund I një dekade të betejave separatiste muslimane për pavarësi..Shpallja nënvizonte suksesin e Ramzan A. Kadyrov, në vendosjen e një stabiliteti të brishtë, që, mes të tjerash, lejoi të fillojë rindërtimin në Grozni, kryeqytetin e zhdukur. Por kritikët thonë se paqja u arrit nëpërmjet fushatash të brutalitetit të pakursyer që kanë përfshirë dhunime të të drejtave të njeriut.

Rusia i jep fund operacionit 10 vjeçar në Çeçeni
E Premte, 04.17.2009, 08:31am

Evropa e Lirë - Rusia njoftoi për përfundimin e operacioneve të saj prej një dekade kundër terrorizmit në republikën jugore të Çeçenisë. Komiteti rus kundër terrorizimit bëri të ditur sot se presidenti Dmitri Medvedev dha urdhër për ndalimin e operacioneve, vendim i cili hyri në fuqi menjëherë. 

Presidenti rus Dmitir Medvedev aludoi muajin e kaluar për këtë lëvizje, duke thënë se përmirësimi i gjendjes së sigurisë në Çeçeninë me popullatë myslimane mund të bëjë të mundur ndërprerjen e operacioneve kundër terrorizmit. Presidenti çeçen pro-Kremlinit Ramzan Kadirov, i cili dikur luftonte në krahun seperatist, shpalli festë në vendin e tij për të kremtuar këtë ngjarje. Ai tha se tërheqja e forcave ruse do të rrisë ndjeshëm ekonominë vendase.

Turqia shpall programin ekonomik të parapranimit në Bashkimin Europian
E Mërkurë, 04.15.2009, 05:06pm
Voal-online - Turqia ka shpallur programin ekonomik të parapranimit në Bashkimin Europian. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolou programin e ka paraqitur, në një konferencë shtypi nënkryeministri turk Nazim Ekren, ministri i Ekonomisë, Mehmet Shimshek, e ministri Financave, Kemal Unakitan.
Programi parashikon reduktimin e rritjes ekonomike turke që do të përjetojë një vendnumëro të rritjes së prodhimit industrial – detyruar nga reduktimi i kërkesës së tregjeve të huaja të mallrave. Sipas parashikimeve të qeverisë së Ankarasë do të ketë gjatë këtij viti rritje të papunësisë dhe të çmimeve të prodhimeve të konsumit, ndërsa në vitet e ardhshme ato do të kenë zbritje të vazhdueshme.

Marina amerikane liron kapitenin e kapur peng nga piratët
E Hënë, 04.13.2009, 08:24am

Zëri i Amerikës - Marina e Shteteve të Bashkuara arriti të lirojë kapitenin amerikan që mbahej peng nga piratët përballë brigjeve të Somalisë.

Në Bahrein, kreu i Komandës Qendrore të Marinës amerikane, Nënadmirali Bill Gortni tha se komandanti në vendin e ngjarjes u bind të dielën se kapiteni Riçard Filips ishte në rrezik jete prandaj urdhëroi snajperët e marinës të hapnin zjarr kundër piratëve.  Tre piratë u vranë ndërsa i katërti u kap. Admirali Gortni tha se të paktën njëri prej piratëve i kishte drejtuar armën kapitenit kur snajperët hapën zjarr. Ai tha se Presidenti Obama i kishte autorizuar komandantët të përdornin forcën nëse bindeshin se kapiteni Filips ishte në rrezik. Kapiteni i liruar u dërgua në një anije të marinës amerikane ku u ekzaminua nga mjekët të cilët thanë se ai gëzonte shëndet të plotë.

Të hënën Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë një deklaratë për Korenë e Veriut
E Djelë, 04.12.2009, 08:33am
Zëri i Amerikës - Këshilli i Sigurimit thotë se ka në plan të miratojë të hënë një deklaratë, ku të dënohet hedhja e raketës me rreze të gjatë veprimi mbi Japoni në fillim të muajit. 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, plus Japonia, arritën dje njëzëri një marrëveshje në një sesion të jashtëzakonshëm.  Në një sesion të rrallë që u mblodh dje në Nju Jork, Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh ju paraqit një projektdeklaratë e hartuar nga SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Japonia, ku dënohet qartë hedhja e raketës nga Koreja e Veriut më 5 prill, e cila fluturoi mbi Japoni dhe u ul mbi Oqeanin Paqësor. Deklarata kërkon që Pheniani të mos hedhë raketa të tjera në të ardhmen.
Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës
E Shtunë, 04.11.2009, 08:38pm

Voal-online - Rreth 300 demonstrantë protestuan sot në qytetin Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë, kundër planeve të qeverisë për modernizimin radikal të armatës.
Tubimin në Vladivostok e organizoi dega rajonale e Unionit të Oficerëve, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët ushtarakë.
Protesta që u zhvillua në bazën e Flotës së Paqësorit është njëra nga protestat më të mëdha të organizuara deri më sot.
Reformat e planifikuara ushtarake parashohin reduktimin drastik të oficerëve dhe shpërndarjen e shumë njësiteve ushtarake.
Muajit e fundit Vladivostoku është bërë qendra e protestave antiqeveritare për shkak të krizës ekonomike globale.

SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin
E Enjte, 04.09.2009, 08:10am
Diplomatë të lartë të 5 vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania), plus Gjermania, u takuan dje në Londër. Ata thanë se do t’i kërkojnë Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, ta ftojë Iranin që të takohen së shpejti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen “kritike”bërthamore. Në deklaratën e tyre, vendet e Këshillit të Sigurimit i kërkojnë Iranit, siç thanë ata “të angazhohet seriozisht me ne për hir të respektit reciprok”. Zyrtarët iranianë nuk kanë bërë komente lidhur me këtë çështje. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie dypalëshe me Iranin, megjithatë, presidenti Barak Obama ka shprehur gatishmërinë për fillimin e dialogut
SHBA duhet të udhëheqë politikën për Ballkanin krahas evropianëve
E Mërkurë, 04.08.2009, 08:43am

Zëri i Amerikës - Pas disa ndërhyrjeve në Ballkanin perëndimor dhe investimeve të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar, vendet e rajonit kanë bërë përparim në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe realizimin e aspiratave Euro-Atlantike. Megjithatë, sfidat vazhdojnë të mbeten të shumta dhe në disa vende rrezikojnë minimin e rezultateve të arritura deri tani. Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi një seancë që synonte të nxirrte në pah sfidat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe për të dëgjuar rekomandimet në përballimin e tyre nga administrata e re amerikane dhe partnerët evropianë. Në seancën e komisionit të Helsinkit dëshmitarët e ftuar u ranë dakort se pavarësisht nga përparimi domethënës në disa fusha, Ballkani Perëndimor mbetet ende një rajon i brishtë ku Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre.

Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame
E Martë, 04.07.2009, 10:14am
Zëri i Amerikës - Presidenti Obama po përmbyll vizitën e tij në Turqi që do të jetë edhe ndalesa e fundit në turin e parë europian. Presidenti deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me fenë islame dhe theksoi se partneriteti me botën myslimane nuk mund dhe nuk duhet të bazohet vetëm në luftën ndaj organizatës al Kaeda. Gjatë takimeve në Ankara, z. Obama vuri në dukje rolin e Turqisë si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe shprehu mbështetjen e fuqishme amerikane për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian, pasi, siç tha z. Obama, “Ankaraja është një aleate e vendosur dhe e përgjegjshme e Shteteve të Bashkuara dhe Europës”. Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me fenë islame.
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami
E Djelë, 04.05.2009, 04:49pm
Voal-online – Presidenti i SHBA Barack Obama merr pjesë nesër në Forumin e dytë të Aleancës së Qytetërimeve në Stamboll, një pikëtakim ndërkombëtar ku merr pjesë edhe ish presidenti iranian Mohammed Khatami. Edhe pse nuk është parashikuar që këta të dy të takohen privatisht, dihet se Khatami ka shprehur shumë shpesh dëshirën për rifillimin e marrëdhënieve me Amerikën. Washington e Teheran i ndërprenë raportet diplomatike në prill të vitit 1980, pas triumfit të revolucionit që rrëzoi monarkinë e shahut të fundit të Persisë, properëndimorit Mohammed Reza Pahlavi. Dhe marrëdhëniet kanë shkuar dita ditës drejt përkeqësimit, duke u bërë ndërkohë gjithnjë e më e pranishme frika se regjimi i ajatollahëve është duke fshehur një program bërthamor paralel ndaj një programi për qëllime civile.
  » Koreja veriore lëshoi satelitin
  » Bllagojeviç perballet me akuzat
  » Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset
  » Britania fillon tërheqjen nga Iraku
  » Administratori i ri i General Motors është Fric Henderson
  » Riarmatimi i Rusisë vë përballë faktorë politikë dhe ekonomikë
  » Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut
  » Xhon Kredok Rusia synon ta dobësojë Perëndimin
  » Polonia i bën thirrje SHBA të realizojë planet për mbrojtjen nga raketat
  » SHBA mbështesin danezin Rasmussen për postin e shefit të NATOs



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]