E Premte, 04.19.2024, 04:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
BE dakord të shtojë ndihmat për FMNnë dhe vendet evropianolindore
E Shtunë, 03.21.2009, 08:39am
Zëri i Amerikës: Udhëheqësit evropianë që u takuan në Bruksel ranë dakord të shtojnë mbi 150 miliardë dollarë ndihma për FMN-në dhe vendet e Evropës Lindore në vështirësi ekonomike. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, ky vendim u mor në përfundim të takimit dy-ditësh të udhëheqësve të vendeve evropiane: "Në takim u vendos të jepen 5 miliardë Euro shtesë për vendet evropianolindore. U vendos që të dyfishohet fondi ynë financiar për të mbështetur bilancin e pagesave në vendet që mund të kenë nevojë ta ndihmojnë këtë bilanc nga 35 deri në 50 miliardë Euro, u vendos gjithashtu që t’i jepen më tepër fonde FMN-së. Pra në takimin e Brukselit nuk pati thjesht marrëveshje në parim, por pati rezultate konkrete përsa i përket shpenzimeve dhe në të njëtjën kohë, pati edhe solidaritet për këtë çështje,"- tha z. Barroso.
Admirali i marinës Xhejms Stravidis do të drejtojë trupat e NATOs
E Enjte, 03.19.2009, 10:38am

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ka zgjedhur një admiral marine për t'u bërë Komandanti Suprem i NATOs. Kjo do të jetë hera e parë që një oficer i marinës do ta marrë këtë post. Z. Gejts u tha gazetarëve në Pentagon , se kishte rekomanduar admiralin Xhejms Stavridis për të drejtuar forcat amerikane në Evropë, post që e bën atë kryekomandantin ushtarak të Aleancës së Atlantikut. Admirali Stavridis drejton Komandën Amerikane Jugore, e cila kontrollon operacionet ushtarake në Amerikën Jugore dhe Qendrore. Ai tha se admirali Stavridis "ka bërë një punë të shkëlqyer" në Amerikën Latine dhe është një nga ushtarakët e lartë më të përgatitur amerikanë. Sekretari Gejts tha po kështu se i kishte rekomanduar një mandat të dytë Shefit të Shtatmadhorisë, Admiralin Majk Myllën dhe zëvendësin e tij, Xhejms Kartrajt. ZA/Voal-online.

SHBA: Një gazetë në vështirësi, ndërpret botimin
E Martë, 03.17.2009, 03:02pm
Zëri i Amerikës - Një gazetë e madhe amerikane në Siatëll njoftoi se duke filluar që sot do të ndëpresë botimin e saj në variantin e shtypur për herë të parë pas 146 vjetësh, duke u bërë një tjetër viktimë e problemeve financiare që kanë përfshirë median. Gazeta "Seattle Post-Intelligencer" njoftoi dje se që këtej e tutje do të jetë vetëm një burim informacioni në Internet. Botuesi i saj, Korporata Hearst, nuk ishte në gjendje të gjente një blerës të gazetës e cila kishte më tepër se 100 mijë lexues. Varianti në Internet do të realizohet me një staf shumë më të vogël në numër.  Mbyllja e saj bën që Siatli, një qytet me 600 mijë banorë, të mbetet me vetëm një gazetë të madhe "The Seattle Times," e cila është gjithashtu në vështirësi financiare.
“Post-Intelligencer” është më e madhja në serinë e botimeve informative amerikane që ndërpret botimin në formën e shtypur.

Së shpejti takim midis Obamës dhe Papës
E Djelë, 03.15.2009, 10:46am

Voal-online – Presidenti amerikan Barack Obama mund të takohet shumë shpejt me Papën Bendikti XVI. Diplomacitë e Washingtonit dhe Shtetit të Vatikanti janë duke punuar tashmë aktivisht për ta përgatitur takimin. Kështu ka pohuar ati jezuit Thomas J. Reese gjatë emisionit “In mezz'ora” (Në gjysmë orë) të RaiTre. Burimet nga Selia e Shenjtë, të pyetura gjatë transmetimit, kanë lënë të kuptohet se kjo është e mundur, dhe se data mund të përkojë me vizitën e Presidentit të SHBA në Europë për G20, midis 31 marsit dhe 5 prillit.

Themeluesi i Google kërcënohet nga Parkinsoni, dhuron miliona për kërkimet
E Enjte, 03.12.2009, 11:53am
Voal-online - Sergey Brin, bashkëthemelues i Google, do të japë miliona dollara për një studim novator gjenetik mbi sëmundjen e Parkisoni. Shumëmilioneri themelues i motorit kryesor të kërkimeve është njoftuar se ka një prani gjenetike e cila e përmban mundësinë e madhe të zhvillimit të sëmundjes te ai. Jo vetëm kaq. Brin ka një djalë, lindur në dhjetor: analizat e të cilit, bërë në dhjetor, ende nuk kanë dhënë rezultatin, por frika e tij është se edhe fëmija një ditë do të sëmuret. Programi do të përfshijë 10 000 të sëmurë me Parkinson të cilët do t’i nënshtrohen provës së ADN-së, përkundër një pagese tejet simbolike, për të kërkuar faktorët trashëgues e mjedisorë që ndihmesojnë në sëmundjen, në mënyrë që të arrihet në zbulimin e kurave të reja.
Kriza globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilionë dollarë
E Martë, 03.10.2009, 08:15am
Banka Aziatike për Zhvillimin tha se kriza ekonomike globale ka shkaktuar humbje që kapin 50 trilion dollarë në të gjithë botën. Presidenti i bankës, Haruhiko Kuroda tha dje se kriza e tanishme është më seriozja që ka parë bota që nga Depresioni i Madh. Z. Kuroda beson se Azia do të jetë një ndër rajonet e para që do të dalin nga kriza dhe do të jetë më e fortë se më parë. Një tjetër notë alarmi u dha nga investuesi miliarder Uoren Bafit, i cili tha se ekonomia amerikane ka rënë në humnerë. Z. Bafit i bëri thirrje Kongresit amerikan të bashkohet rreth Presidentit Barak Obama, duke e krahasuar krizën e tanishme me një konflikt ushtarak që ka nevojë për një komandant suprem. Por kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe dha një vlerësim më optimist. Ai tha se shikon shenja që ekonomia globale po i afrohet pikës ku mund të fillojë ngritja.

Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret më 2009


E Hënë, 03.09.2009, 09:34am

Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një studim të publikuar të dielën, Banka thotë po ashtu se pritet që tregtia botërore të pakësohet më tepër se asnjëherë në 80 vjetët e fundit dhe humbjet më të mëdha do t’i pësojë në Azi. Në raportin e Bankës thuhet se kriza financiare globale do të krijojë një mungesë financimesh prej shumë miliarda dollarësh për të varfërit dhe vendet në zhvillim. Banka thotë se vetëm një në 4 vende në zhvillim do të jetë në gjendje ta lehtësojë ndikimin e rënies eknomike përmes krijimit të vendeve të punës. Sipas Bankës Botërore, prodhimi global industrial mund të jetë 15 për qind më i vogël në vitin 2009 se sa në vitin 2008.

Tibetianët kthehen në sheshet e protestave, molotov kundër policisë
E Hënë, 03.09.2009, 08:28am

Voal-online – Iu janë rikthyer përsëri protestave në prag të 50 vjetorit të kryengritjes së dështuar kundër Pekinit. Në provincën perëndimore Qinghai me dhjetëra veta kanë protestuar në prefekturën Golog kundër ndalimit të një burri në postbllokun e forcave kineze të rendit. Gjatë manifestimit janë hedhur disa shishe molotov kundër një veture të policisë dhe një automjeti të zjarrfikësve, pa u shkaktuar viktima. Shpërthimet kanë ndodhur në orën 2:00, me orën lokale, ora 20:00 me orën tonë, të ditës së djeshme. Ka pasur ndonjë përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Më 10 mars tibetianët përkujtojnë 50 vjetorin e kryengritjes së tyre të dështuar, që çoi në largimin e Dalai Lamës për në Indi. Prandaj Pekini ka marrë masa shtesë sigurie në Lhasa dhe në qytete të tjera tibetiane të rëndësishme, si dhe i ka forcuar kufijtë në pikat kryesore.

Irani bën provën e raketës antianije me rreze të gjatë veprimi
E Djelë, 03.08.2009, 04:58pm

Voal-online –Një tjetër provë force nga iranianët. Teherani ka bërë të ditur se ka lëshuar me sukses një raketë të re antianije me rreze të gjatë veprimi, në maksimalisht 110 kilometra largësi, me një mbushje prej 500 kilogramë lëndë shpërthyes. Lajmin e publikoi agjencia iraniane FARS pa veçanësuar kur dhe sa ka zgjatur prova në fjalë. Nëse lajmi konfirmohet, atëherë do të kishim të bënim me një tjetër zhvillim të aftësive luftarake iraniane: në forcat e  armatosura perëndimore raketat antianije më të përparuara janë ato si amerikania Harpoon apo francezja Excocet, të cilat kanë një largësi hedhjeje respektivisht prej 93-315 km e 70-180 km.

Hillari Klinton: Presidenti Obama do të vizitojë Turqinë
E Djelë, 03.08.2009, 10:06am
 

Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Presidenti Barak Obama do të shkojë në Turqi brenda muajit të ardhshëm, ndërsa SHBA përpiqen t’i përmirësojnë marrëdhëniet e dëmtuara me Ankaranë lidhur me luftën në Irak. Këtë njoftim zonja Klinton e bëri dje, pas takimeve në Ankara me udhëheqësit turq, me kryeministrin Rexhep Taip Erdohan dhe me Ministrin e Jashtëm Ali Babaxhan. Ajo tha se vizita e zotit Obama pasqyron vlerësimin që SHBA i bëjnë miqësisë me Turqinë. Lidhjet mes SHBA dhe Turqisë u tensionuan gjatë administratës së Presidentit Bush. Vendi me shumicë myslimane refuzoi t’i lejojë SHBA ta përdorin Turqinë si vend për hedhjen e raketave ndaj Irakut kur filloi ndërhyrja nën udhëheqjen e SHBA-së në Irak në vitin 2003.

  » Kryeministri palestinez jep dorëheqjen
  » Seuli kërkon që Feniani ta tërheqë kërcënimin
  » Amerika do ta ftojë Iranin në konferencën për Afganistanin
  » Qeveria urdhëron largimin nga Sudani të organizatave të ndihmave pas urdhërarrestit
  » Konferencë e Vatikanit për Darvinin
  » Bashkimi Evropian hedh poshtë planin për ndihmë ndaj Evropës Lindore
  » Kriza ekonomike prek bizneset e njeriut më të pasur të botës
  » Presidenti Obama: Më 31 gusht 2010 misioni ynë luftarak në Irak përfundon
  » Edhe Braun e Merkel jo proteksionizmit po bashkërendimit
  » Davos: Pengesat ndaj tregut e thellojnë krizën



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]