E Martë, 04.23.2024, 11:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor
E Mërkurë, 01.28.2009, 09:07pm
(Voal-online) - Egjipti ngre zërin kundër Iranit, lëvizjes Hamas dhe grupit libanez Hezbollah duke thënë se bashkëpunuan në Gaza për të nxitur konflikt në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm egjiptian Gheit tha në një intervistë dhënë për mediat satelitore sot se ata u përpoqën ta futnin rajonin në përplasje për interesin e Iranit, i cili po synon ta shfrytëzojë situatën që t’i ikë presionit perëndimor për problemin bërthamor.” Aboul Gheit tha gjithashtu se Egjipti i pengoi përpjekjet e Katarit për të organizuar një takim zyrtar arab për Gazën në fillim të janarit, duke nënvizuar se kështu Katari donte të dëmtonte veprimin e përbashkët arab. 
Seancë e posaçme e parlamentit gjerman - Përkujtohen viktimat e nazizmit
E Martë, 01.27.2009, 04:43pm

Norbert Lammert: Ne ua përcjellim brezit të ri mësimet që kemi nxjerrë nga historia jonë.

Presidenti gjerman, Horst Koehler, shfrytëzoi rastin për të apeluar tek bashkësia ndërkombëtare për të ndërprerë "rrethin vicioz" të dhunës në Lindjen e Mesme dhe lavdëroi angazhimin e qeverisë gjermane në rajon: "Me historinë e saj Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për Izraelin. Ne gjermanët duam që qytetarët e Izraelit të jetojnë në kufij të sigurt, pa frikë e dhunë, dhe duam që populli palestinez ta gjejë të ardhmen e tij në një shtet të aftë për të jetuar".

Obama Amerikës pavarësi energjitike
E Hënë, 01.26.2009, 05:47pm
Një kthesë të fortë të administratës së re në krahasim me administratën e mëparshme i quan në numrin e sotëm The New York Times, masat e shpallura nga Presidenti Obama në drejtim të mjedisit. Obama ka paralajmëruar se vartësia nga nafta e huaj dhe ngrohja globale përbëjnë rrezik të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Prandaj duam ta ndryshojmë gjendjen : nuk mund të premtojmë një zgjidhje të shpejtë, por ditët në të cilët Uashingtoni i heq këmbët zvareë kanë marrë fund. Administrata ime nuk i mohon faktet, udhëhiqet nga faktet,” ka thekuar Presidenti Obama duke iu përmbajtur më tej së njëjtës temë.
Njëzet e sa mijë marinsa të tjerë amerikanë në Afganistan
E Shtunë, 01.24.2009, 04:39pm
Kontigjentet e reja amerikane thuhet se do të vendosen në jugun e Afganistanit, ku kundërveprimi i talebanëve është bërë gjithnjë e më i ashpër. Është pikërisht kjo zonë që ka një prani jo të mjaftueshme të trupave të NATO-s. Tashmë Amerika ka 34 000 trupa në Afganistan, përfshirë 2 200 marinsa. Në Irak janë të pranishëm 140 000 trupa amerikane. Strategjia e Presidentit Barak Obama është që sa më shpejt të reduktohet kjo prani. Gjeneral James Conway u shpreh i sigurtë se shtimi me kontigjente të reja dhe shoqërimi i tyre me armatimet dhe mjetet më të sofistikuara ushtarake të kohës do të sjellë suksesin e kërkuar në Afganistan.
Presidenti Obama kërkon pezullimin e gjyqeve të Guantanamos
E Enjte, 01.22.2009, 08:48am

Një gjykatës ushtarak amerikan pezulloi gjyqin e të dyshuarit terrorist kanadez Omar Kadr në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës. Veprimi i sotëm pasoi udhëzimin e presidentit Barak Obama që prokurorët të kërkojnë pezullimin e gjykimeve të Guantanamos për 120 ditë. Zoti Obama e bëri kërkesën disa orë pasi filloi mandatin e tij dje. Bashkimi Evropian e mirëpriti masën për pezullimin e gjyqeve ushtarake. 

Shpresat e Evropës tek Obama
E Martë, 01.20.2009, 04:43pm

VOA - Britanikët presin shumë nga Barack Obama. Tim Rivers i Zërit të Amerikës vizitoi në një lokal në pjesën perëndimore të Londrës për të parë nga afër këtë atmosferë.

Në të gjithë Evropën, Barak Obama shihet si një udhëheqës që mund të bëjë ndryshime. Ai shihet si një president që mund të përmirësojë imazhin e Amerikës në botë dhe të rikthejë sensin e bashkëpunimit mes miqëve të vjetër dhe mes aleatëve. Këtu në barin King’s Fairway pranë aeroportit Heathrow, mbizotëron mendimi se Obama ka gjetur njerëzit që do të ndryshojnë gjërat për më mirë.voal-online

 

Rripi i Gazës: Grupi Hamas shpall armëpushim
E Hënë, 01.19.2009, 10:57am

VOA - Militantë palestinezë në rripin e Gazës kanë deklaruar armëpushim dhe thonë se do t'u japin një javë kohë trupave izraelite për t'u larguar nga territori. Udhëheqësi i Hamasit Musa Abu Marzuk tha sot se gjatë kësaj jave, grupet e armatosura palestineze do të respektojnë armpushimin. Izraeli ka deklaruar armpushim të njëanshëm që nisi dje. Por dhuna vazhdoi edhe pas këtij njoftimi. Militantë palestinezë  në Gazë të paktën 3 raketa kundër Izraelit, ndërsa avionë luftarake izraelitë goditën raketahedhësit e Hamasit.

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi Presidentit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e NATO-s - Si simbol i krijimit të një bote të re Bush-it iu prezantua dhe flamuri i Kosovës në DSH
E Premte, 01.16.2009, 10:15am

Si një simbol i krijimit të një bote më të lirë, Bush-it iu prezantua edhe flamuri i Kosovës, në vizitën në Departamentin e Shtetit

 

ZA- Presidenti amerikan Xhorxh Bush bëri sot një vizitë lamtumire në Departamentin e Shtetit, në prag të largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai u përshëndet me muzikë patriotike dhe duartrokitje të forta. Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi zotit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e Natos, duke e cilësuar këtë si përhapje të lirisë në botë. Si Sekretarja Rajs, ashtu edhe Presidenti Bush nënvizuan arritjet e administratës aktuale në çështjet globale dhe i bënë thirrje administratës së ardhshme të zotit Obama të vazhdojë përpjekjet për përhapjen e lirisë në të gjithë botën. Zonja Rajs tha se ky mision duhet të vazhdojë edhe gjatë administratës së ardhshme. Ndërsa Presidenti Bush i bëri thirrje vendit të ruajë besimin në fuqinë transformuese të lirisë. /Voal-online

Avioni në New York ra mbi Lumin Hudson duke i shpëtuar mrekullisht një tragjedie të sigurt
E Enjte, 01.15.2009, 11:31pm

Voal-online - Posa e kishte lënë Aeroportin La Guardia që ndodhet në Queen të New York-ut, kur avioni u përplas me një furtunë zogjsh. Një përplasje që kishte shkaktuar avari në motor duke i detyruar pilotët që të hapnin rrotat e të bënin zbritje të detyruar për t’u kthyer në aeroport, por nuk ia kanë dalë dot, e megjithatë  kanë arritur që të “aterojnë” në ujrat e ngrira të Lumtit Hudson. Në bordin e avionit ishin 149 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Që të gjithë mrekullisht të shpëtuar. Të gjithë të shpëtuar, por pa dyshim të traumatizuar, sepse kanë kaluar një eksperiencë që nuk kanë për ta harruar kurrë në jetën e tyre, pasi i shpëtuan vdekjes për një qime.

UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës
E Enjte, 01.15.2009, 07:55am

ZA-Shefja e agjencisë së OKB-së për fëmijët, thotë se 300 fëmijë kanë humbur jetën gjatë fushatës së Izraelit në Rripin e Gazës. An Veneman e UNICEF-it thotë se gjendja është tragjike dhe e papranueshme. Ndërkohë, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se mbi një mijë vetë kanë humbur jetën në fushatën izraelite kundër ekstremistëve të Hamasit në Gazë. 13 izraelitë kanë vdekur në fushatën 19 ditore. Pasi vizitoi dje Gazën, kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq tha sot se gjendja është tronditëse. Po sot, Presidenti i Bolivisë Evo Morales tha se vendi i tij po ndërpret lidhjet diplomatike me Izraelin si pasojë e fushatës. /Voal-online 

  » Bush: "Sfida më e madhe për SHBA mbetet terrorizmi" - Ka deklaruar në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë
  » Telegraph: Shuhet Kolonel David Smiley
  » Edhe Jordania largon Ambasadorin nga Tel Avivi
  » Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për ndaljen e konfliktit në Gaza
  » Përpjekje për armëpushim në Gaza, raketa nga Libani në veri të Izraelit që përgjigjet
  » Plani 3 Pikësh Mubarak-Sarkozy - Olmert reagon me hapjen e korridorit humanitar në Rripin e Gazës
  » Të paktën 40 të vrarë nga një goditje e Izraelit në një shkollë të OKB-së në Gaza
  » Dita e parë e shkollës për Malia dhe Sasha Obama në Shkollën Sidwel Friends
  » Protesta anëembanë botës për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës
  » Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]