E Enjte, 04.25.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Protestuesit pushtojnë Televizionin Grek<
E Martë, 12.16.2008, 05:27pm

Protestuesit në Greqi pushtojnë TV-në shtetëror

16 Dhjetor - Rreth 20 studentë protestues kanë hyrë në studioet e televizionit shtetëror të Greqisë duke shkaktuar ndërprerjen e lajmeve. Ky hap ishte në shenjë proteste ndaj vrasjes së adoleshentit nga policia ditë më parë, thanë protestuesit. Kjo është dita e 11-të e protestave në Greqi.(Voal-online)

 

Arrestime në Moske -


E Hënë, 12.15.2008, 06:11pm

Policia ruse ditën e dielë arrestoi duzina pjesëmarrës të një demonstrate të paparalajmëruar në Moskë.  Demonstrata duhej të zhvillohej sipas planeve të politikanit të opozitës, Garri Kasparov, fillimisht në sheshin e triumfit në qendër të Moskës. Por njësitë speciale të ministrisë së brendshme e kishin rrethuar sheshin, hyrjet ishin bllokuar me aparatura të rënda.Në këtë demonstratë merrej me vete nga policia kushdo, që ngrinte zërin, edhe ata që thërrisnin "turp" përfundonin tek makina e policisë. Gjithsej në demonstratën e së dielës u arrestuan 90 vetë.

BUSH PAS IRAKUT NË AFGANISTAN
E Hënë, 12.15.2008, 07:15am

NË AFGANISTAN TAKON PRESIDENTIN KARZAI

 

15 Dhjetor - Presidenti i SHBA George W.Bush bëri një vizitë të papritur edhe në Afganistan. Gjatë aterrimit të avionit në bazën ajrore Amerikane në Bagram afër Kabulit, përpara se të merrte helikpterin për të fluturuar në Kabul, ai iu drejtua Marinsave dhe trupave të ushtrisë amerikane. Në Kabul Bush u prit me ngrohtësi të madhe, citon gazeta Washington Post, Agjencinë e Lajmeve AP. Presidenti afgan Karzai vuri në dukje se se kjo është vizita e dytë e Presidentit Bush në Afganistan, dhe se ai dëshironte që Bush të kishte më tepër kohë për t’u takuar me popullin afgan.(Voal-online)

New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë


E Djelë, 12.14.2008, 08:32pm
“Trembëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshjen e Paqes të Dejtonit për t’i dhënë fund luftës etnike gjakatare në ish Jugosllavi,” frika po rritet se Bosnja, e varfër dhe e ndarë, është përsëri duke rrëshqitur drejt krizës,” shkruan në numrin e sotëm, 14 dhjetor 2008, gazeta New York Times në një artikull të gjatë autorial dërguar nga Sarajeva. Pamja e jashtme e përtëritjes së plagëve të egra të luftës është gënjyese përballë fantazmave që po ringjallen. Vendi i ndarë në një republikë serbe dhe një federatë muslimano-kroate përjeton tensione të reja. Hari Silajxhiç, anëtar boshnjak i presidences treshe, ka kërkuar zhbërjen e republikës serbe, ndërsa kryeministri serb Milorad Dodik, me mbështetjen e Rusisë dhe të Serbisë, kërcënon me shkëputjen e republikës.
Bush, vizitë lamtumire Irakut
E Djelë, 12.14.2008, 03:57pm

Presidenti amerikan George Bush zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar lamtumire në Irak.

Presidenti Bush u takua me udhëheqësit irakianë, falenderoi trupat amerikane dhe morri pjesë në një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë Uashington-Bagdad.

Kjo ishte vizita e katërt e Bushit në Irak. Bushi largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar.

Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë


E Djelë, 12.14.2008, 11:17am

Shtëpia e Bardhë po bëhet gati për banorët e saj të rinj. Pas disa javësh, presidenti i zgjedhur Barak Obama, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat do të fillojnë një jetë të re në shtëpinë më të famshme të botës. Është një tranzicion i rëndësishëm për vendin në përgjithësi dhe aq më tepër për një familje. Barak dhe Mishelë Obama dhe dy vajzat e tyre do të lënë shtëpinë e tyre në Çikago dhe do të hyjnë në një vilë 200 vjeçare, ndoshta më e famshmja në botë.

Personeli përbëhet nga 80 vetë. Por Mishelë Obama i ka thënë atyre se vajzat Malia dhe Sasha do t’i rregullojnë krevatet vetë dhe duhet t’i mbajnë vetë dhomat të pastra.   

“Ky do jetë një nga objektivat e mi. Mos ia rregulloni krevatet. Rregulloni timin”. 

Soren Jessen Petersen thotë se EULEX e afron Kosovën me BE


E Shtunë, 12.13.2008, 04:07pm
Duke ju referuar marrëveshjes 6-pikëshe mes OKB-së dhe Beogradit, ku përfshihet neutraliteti i këtij misioni zoti Petersen tha se është e qartë se BE nuk mund të jetë neutrale, duke patur parasysh faktin që 22 nga 27 vendet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

The Independent


E Shtunë, 12.13.2008, 10:58am

Nëse dëshmohet i suksesshëm, misioni në Kosovë mund të jetë model për operacionet e ardhshme kudo në rajon dhe në botë.

Europa bie dakord !
E Shtunë, 12.13.2008, 10:45am

Kryeministri britanik Gordon Braun bëri të ditur: "Sot kemi miratuar njëzëri një paketë stimuluese ambicioze, për një plan të rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të mbështesë ekonomitë tona kombëtare. Rezultatet ishin të qarta dhe Evropa është unike për mbështetjen e këtyre masave në vlerën e 1,5  përqind të produktit vendor bruto, që do të thotë rreth 200 miliardë euro."

Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit


E Premte, 12.12.2008, 08:57pm

Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se nuk e ka diskutuar vendin e mbetur bosh në Senat me Guvernatorin e shtetit Ilinoi, Rod Bllagojeviç, i cili u arrestua në fillim të javës nën akuza për korrupsion. Skandali po largon vëmendjen nga përgatitjet për inaugurimin e presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara:




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]