VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BASHKIMI EVROPIAN PËRSHËNDET PROPOZIMIN E OPOZITËS PËR HETIMIN E MATERIALEVE ZGJEDHORE
E Hënë, 11.15.2010, 08:18pm (GMT1)

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle përshëndeti sot propozimin e opozitës shqiptare lidhur me hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, për të cilat ajo kërkon vetëm hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Zëdhënësja e tij Anxhela Filote tha se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se të dy palët duhet të punojnë së bashku për një zgjidhje afatgjatë që t'i jepte fund bllokimit të gjatë politik që ka penguar perspektivën europian të vendit.

Në Tiranë kryeministri Sali Berisha nga ana e tij tha se pret ta shohë më parë ofertën e opozitës duke premtuar se ajo do të shyrtohej me shumë seriozitet.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.