VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TENSIONE NË ATHINË, NDËRPRITET FALJA E KURBAN BAJRAMIT
E Martë, 11.16.2010, 03:13pm (GMT1)

Ndërpritet falja e Kurban Bajramit në kryeqytetin grek pas tensionit të krijuar mes banorëve dhe besimtarëve myslimanë. Dhjetëra banorë tentuan të ndalojnë faljen e namazit nnga besimtarët në një prej shesheve kryesore të Athinës.

Qindra besimtarë, kryesisht emigrantë, u mblodhën në sheshin Adika të lagjes Agios Panteleimonas, banorët e së cilës kanë protestuar shpesh për praninë e madhe të emigrantëve të jashtëligjshëm në këtë zonë, duke i fajësuar ata për rritjen e krimeve. Dhjetëra policë mbërritën pas sheshit ndërsa falja u anulua.

Sipas agjencisë greke të lajmeve Ana, faljet e tjera të namazit në kryeqytetin grek u mbajtën pa incidente, madje një u zhvillua në sheshin përpara Universitetit të Athinës.
Komuniteti Mysliman i Athinës nuk ka një xhami zyrtare ndaj dhe festa u shënua me falje nëpër sheshe.

Komuniteti Mysliman ka kërkuar leje për të ndërtuar një xhami në Athinë për dekada me radhë, dhe janë bërë disa përpjekje nga qeveritë e mëparshme për të nisur një projekt të tillë. Por për shkak të kundërshtimit nga vetë grekët dhe krerët e Kishës Ortodokse Greke, ndërtimi i Xhamisë ende nuk ka nisur.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.