E Premte, 04.19.2024, 07:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA DHE KOSOVA MË SË SHUMIT PRO BASHKIMIT EVROPIAN
E Mërkurë, 11.17.2010, 11:45am (GMT+1)

Prishtinë, 17 nëntor 2010 -Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet, që do të mbështesnin më fort sikur të mbaheshin referendume një anëtarësim në BE. Një vëzhgim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i kryer nga Gallup Balkan Monitor, konstaton se 92,8 përqind e qytetarëve të Shqipërisë do të votonin pro anëtarësimit në referendum. Në Kosovë, në vendin, që nga ana formale është më larg BE, pasi BE nuk zhvillon me këtë vend as negociata për heqjen e vizave, mbështetja për të hyrë në BE është 86,8 përqind. Shqipëria dhe Kosova janë njëkohësisht edhe vendet më të varfra të rajonit, por vëzhgimi i Gallupit nuk ofron të dhëna të drejtpërdrejta për shkaqet e pranimit, apo të mosmbështetjes së një anëtarësie në BE. Në Maqedoni, vendi që e ka tashmë statusin e vendit kandidat për në BE, 81,9% e qytetarëve janë pro anëtarësimit, të pasuar nga qytetarët e Malit të Zi, 81,3% e të cilëve do të preferonin ta shihnin vendin në BE. Në përgjithësi studimi i Gallupit tregon se mbështetja e përgjithshme për integrim në BE është e lartë në Ballkanin Perëndimor. Në të gjitha vendet, me përjashtim të Kroacisë, gati dy të tretat e qytetarëve do të votonin në një referendum pro anëtarësimit në BE. Fakti që në Kroaci, në vendin më pranë anëtarësimit të BE janë vetëm 38% e të pyeturve, që do të votonin pro anëtarësimit, ndërsa 43% madje janë kundër anëtarësimit në BE, ka shpjegime të ndryshme.

Andrew Pirk, një analist i Gallupit i pyetur nga DW mendon se kjo ka të bëjë ndër të tjera me faktin se njerëzit në Kroaci janë më të ndërgjegjshëm për vështirësinë e reformave të kërkuara nga BE, si kusht për vazhdimin e procesit integrues. Serbia është vendi i vetëm në rajon, ku më pak se gjysma e të pyeturve, 41% e quajnë pozitive anëtarësimin në BE. Marrëdhëniet më të ngushta të këtij vendi me BE janë penguar nga dështimi i arrestimit të kriminelëve të luftës dhe marrëdhëniet e vështira me Kosovën. 38% e të pyeturve e shohin Ratko Mladicin si patriot, ndërsa 19% e tyre e shohin atë si kriminel lufte. 67% e serbëve nuk besojnë në njohjen e Kosovës Sipas Gallupit 67% e serbëve besojnë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe një numër në rritje nuk janë dakord as me ndarje territoresh. Vetëm 12,6% e sërbëve e vështrojnë Kosovën si vend neutral ose miqësor. Kjo është kuota më e ulët e preferencës për Kosovën në rajon, në një kohë që mendimin më pozitiv për Kosovën e kanë shqiptarët e Shqipërisë: 85% e tyre e shohin Kosovën si vend miqësor e neutral. Këtë qendrim e kanë edhe 54,2% e kroatëve dhe vetëm 40,4% e maqedonasve. Mendimi i maqedonasve dallohet lehtë, kur vjen fjala për shqiptarët e Shqipërisë: sipas Gallupit, janë 46,9 % e maqedonasve që e shohin Shqipërinë si vend miqësor apo neutral. Për kosovarët, vendi më miqësor/neutral i rajonit është Shqipëria, 84,6% e të pyeturve e kanë këtë mendim. Vendi i dytë në preferencë vjen Maqedonia, me 46,9 përqind dhe pastaj Kroacia, me 45,2. përqind. Ndërsa janë vetëm 6,4% e kosovarëve, që e shohin Serbinë si vend neutral dhe miqësor. Në të gjitha vendet ballkanike, shumica e të pyeturve u ankuan për probleme, për të përballuar nevojat e jetës së përditshme. Përqindja e atyre që u ankuan qe më e ulëta në Kroaci (52%) dhe më e larta në Serbi (78%). Të gjithë të pyeturit ankohen edhe për shkallë të ndryshme korrupsioni në vendet e tyre.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERISHA: SHUMICA I KA BËRË TË GJITHA PËRPJEKJET PËR KOMPROMIS (11.16.2010)
POLICIA E KOSOVËS NË DHJETOR E MERR KONTROLLIN E NJË PJESE TË KUFIRIT ME MAQEDONINË (11.16.2010)
TENSIONE NË ATHINË, NDËRPRITET FALJA E KURBAN BAJRAMIT (11.16.2010)
BAJRAMI - FESTA E SOLIDARITETIT (11.16.2010)
TËRNAVA: FEJA E PASTËR BËHET THEMEL I VËLLAZËRISË SË FORTË (11.16.2010)
BESIMTARËT FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN (11.16.2010)
VOAL-ONLINE IU URON MYSLIMANËVE DHE SHQIPTARËVE KUDO QË JANË ME FAT KURBAN BAJRAMIN ! (11.16.2010)
BASHKIMI EVROPIAN PËRSHËNDET PROPOZIMIN E OPOZITËS PËR HETIMIN E MATERIALEVE ZGJEDHORE (11.15.2010)
PETTIFER: KOSOVA, BASHKIMI EVROPIAN DHE BISEDIMET PËR ÇËSHTJET PRAKTIKE ME BEOGRADIN (11.15.2010)
NËNSHKRUHET "DEKLARATA E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE" (11.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]