E Premte, 04.19.2024, 10:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS PA KONVIKTE PËR STREHIMIN E STUDENTËVE
E Mërkurë, 11.17.2010, 06:19pm (GMT+1)

Universiteti shtetëror i Tetovës

Mungesa e konvikteve paraqitet si problem serioz për studentët. Ata janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë qindra kilometra, ose të sistemohen në banesa private.

Në qytetin e Tetovës funksionojnë dy universitete, ai shtetëror dhe universiteti privat i Evropës Juglindore. Derisa në kampusin e universitetit të Evropës Juglindore ekzistojnë konvikte, ku mund të sistemohen studentët, që jetojnë jashtë qytetit të Tetovës, në universitetin shtetëror edhe pas 16 viteve të ekzistimit ende mungojnë konviktet për studentë. Prej gjithesej 15 mijë studentëve, që ndjekin ligjeratat në universitetin shtetëror të Tetovës, një numër i konsiderueshëm vijnë nga qytete tjera të Maqedonisë, siç është Shkupi, Kumanova, Dibra, Struga e Ohri. Nuk është i vogël edhe numri i studentëve, që janë nga Shqipëria dhe Kosova. Mos ekzistimi i konvikteve paraqet një problem serioz për studentët, sepse ata janë të detyruar të sistemohen në banesa private, ose të udhëtojnë për çdo ditë në ligjerata.

Shumë studentë duhet të udhëtojnë çdo ditë

Edhe 16 vjet pas krijimit ende mungojnë konviktet për studentët

Ajnure Ajeti është studente e vitit të tretë në Universitetin e Tetovës. Ajo për çdo ditë udhëton pothuajse nga 100 km, për t'i ndjekur ligjeratat në fakultet.

" Udhëtimi ndikon edhe në mësim, çdo ditë të humbish 4 orë rrugëtim dy orë në shkuarje dhe dy orë në kthim nuk janë pak, përveç asaj ndonjëherë kemi problem edhe me transportin, vonohemi nuk arrijmë të mbërrijmë në kohën e caktuar në provim, ose ligjerata dhe kjo ndikon shumë", thotë Ajnure Ajeti.

Edhe Aferdita Hasani është studente nga Shkupi, që studijon në Universitetin e Tetovës. Udhëtimi për në Tetovë i ka paraqitur problem serioz, por alternativë tjetër nuk ka patur, sepse financiarisht ajo nuk ka arritur t'i mbulojë shpenzimet për t'u sistemuar në banesa private në Tetovë. Çmimet për ne studentët janë tejet të larta, thote ajo.

"Edhe ato, që janë mundë të jenë janë shumë të shtrenjëta, edhe kushte jo të mira. Problemet, jo siguria dhe gjërat e tjera na bëjnë të patjetërsueshëm udhëtimin".

Udhëtimet e përditshme rrisin shpenzimet

 Sallë e univesitetit të Tetovës

Hamide Ibrahimi është studente e fakultetit juridik në Universitetin e Tetovës. Në dy vitet e para të studimeve ajo është përballur me probleme serioze financiare për shkak të udhëtimit për çdo ditë në relacionin Shkup-Tetovë.

"Njoh edhe studentë, të cilët i kanë lënë studimet për shkak të këtij problemi, për shkak se nuk mund njeriu për 4 vite, kur planifikon një fakultet të mbarohet për 4 mijë euro, shpenzimet shtesë për rrugën si pasojë e mos pasjes së konvikteve ,rritin dukshëm shpenzimet".

Por ka edhe studentë, të cilëve jeta studentore jashtë vendlindjes i duket më tërheqëse.

"Edhe pse s'ka konvikte në këtë universitet mua nuk më pengon fare, por edhe cimerëve të mijë, jemi katër, jetojmë së bashku në një banesë, paguajmë 50 euro në muaj." thotë studenti Amir Jashari.

Projektet për ndërtimin e konvikteve në përfundim e sipër

Ndërtimi i konvikteve në kampusin e Universitetit shtetëror të Tetovës është nevojë imediate, thotë Selami Sulejmani, përfaqësues i Universitetit të Tetovës.

"Inxhinier dhe ekspertë të Universitetit të Tetovës janë në fazën përfundimtare të hartimit të projekteve për ndërtimin e konvikteve që do të ishte zgjidhje e përhershme për studentët. Për këtë çështje jemi në bisedime të vazhdueshme edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe besoj se kjo nevojë imediate e studentëve një ditë do të përfundojë", thotë Selami Sulejmani.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLORIN KRASNIQI PADIT HASHIM THAÇIN NË GJYKATË (11.17.2010)
ABC NEWS: SHQIPËRI-KOSOVË, NJË KAMPIONAT FUTBOLLI (11.17.2010)
SHQIPËRIA DHE KOSOVA MË SË SHUMIT PRO BASHKIMIT EVROPIAN (11.17.2010)
BERISHA: SHUMICA I KA BËRË TË GJITHA PËRPJEKJET PËR KOMPROMIS (11.16.2010)
POLICIA E KOSOVËS NË DHJETOR E MERR KONTROLLIN E NJË PJESE TË KUFIRIT ME MAQEDONINË (11.16.2010)
TENSIONE NË ATHINË, NDËRPRITET FALJA E KURBAN BAJRAMIT (11.16.2010)
BAJRAMI - FESTA E SOLIDARITETIT (11.16.2010)
TËRNAVA: FEJA E PASTËR BËHET THEMEL I VËLLAZËRISË SË FORTË (11.16.2010)
BESIMTARËT FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN (11.16.2010)
VOAL-ONLINE IU URON MYSLIMANËVE DHE SHQIPTARËVE KUDO QË JANË ME FAT KURBAN BAJRAMIN ! (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]