VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAPORTI I DASH: SHQIPËRIA RESPEKTON LIRITË FETARE
E Enjte, 11.18.2010, 08:09am (GMT1)

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri publik raportin mbi liritë fetare në botë për vitin 2010, ku nuk mungoi edhe vlerësimi për Shqipërinë. Kushtetuta e këtij vendi garanton lirinë e fesë, ndërsa ligjet kanë kontribuar për ushtimin e saj, thuhet në raport.

"Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe ligje e politika të tjera kontribuan për një ushtrim përgjithësisht të lirë të fesë. Qytetarët kanë të drejtë të padisin qeverinë për cënim të lirisë së tyre për ushtrimin e lirë të fesë",- thuhet në raport

Për sa i përket Shqipërisë, në raport nuk përmendet asnjë rast abuzimi, apo diskriminimi shoqëror mbi fenë.
"Nuk pati raportime për abuzime dhe diskriminim nga shoqëria me bazë identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar; nuk pati as raportime për akte domethënëse vandalizmi",- thuhet në raport, ndërsa theksohet, se në raste të vecanta ka pasur kufizime përsa i përket veshjesdhe shfaqjes së saj në institucione publike, sic janë shkollat, "Nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorët e shkollave kanë të drejtë të përcaktojnë standartet për "veshjen e përshtatshme," çka me raste përfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare. Gjatë periudhës së raportimit, pati pasur raportime se drejtorët në shkolla te mesme shtetërore kanë ndaluar të ndjekin mësimin studente muslimane ngaqë mbanin shami në kokë",- theksohet në raport.

Raporti nënvizon se Zyrtarë të ambasadës së SHBA, "e kanë nxitur qeverinë që të trajtojë pretendimet për pronat fetare dhe t'u kthejë ndërtesat, tokën si edhe prona të tjera grupeve fetare të cilat i kanë humbur gjatë udhëheqjes komuniste".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.