E Shtunë, 04.20.2024, 03:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA ANGAZHOHET 'PËR NORMALIZIM' ME SERBINË
E Enjte, 11.18.2010, 09:41am (GMT+1)

Zëvendëskryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hajredin Kuçi i ka thënë BBC-së se takimi ndërmjet udhëheqjes shtetërore të Kosovës dhe asaj të Serbisë mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit dhe formimit të institucioneve që do të dalin nga to.

Sipas tij, takimi ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiq nuk mund të mbahet "vetëm sa për sy e faqe".

"Ato takime duhet të jenë në momentin që kanë jo vetëm formë por edhe përmbajtje," ka thënë z. Kuçi.

Ndërkohë sipas tij, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit mund të diskutojnë për çështje teknike, siç është ajo për personat e zhdukur gjatë luftës, për të cilën palët ka disa vjet që zhvillojnë bisedime.

Në intervistën dhënë BBC-së, zëvendëskryeministri Kuçi thotë se Kosova angazhohet për përfundimin e raporteve të gjata konfliktuoze me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Me z. Kuçi bisedoi korrespondentja e BBC-së në Prishtinë, Violeta Hyseni.

BBC: A po përgatitet Kosova për bisedime me Serbinë?

Kuçi: Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është që dialogu i vërtetë me Serbinë fillon pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira e demokratike në Kosovë, ku do të fitohet legjitimitet i plotë institucional e demokratik, ndërsa temat që mund të jenë si për personat e pagjetur dhe të tjera, ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur ta bëjmë një gjë të tillë. Por nuk duhet të krijojmë iluzione që veprimet e mëdha në këtë drejtim mund të bëhen para përfundimit të zgjedhjeve nacionale në Republikën e Kosovës. Tekefundit për ne tani prioritet është konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet fer dhe demokratike e pastaj raportet që mund t'i kemi me Serbinë.

BBC: Pra nuk do të ketë në fakt bisedime deri pas vitit të ri, për t'i dhënë kohë kështu krijimit të institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit?

Kuçi: Ka dy lloj përceptimesh në këtë drejtim. Nëse mendojmë për përceptimet kur do të ketë takime të niveleve politike, të niveleve me rëndësi, ku mund të diskutohen tema të rëndësishme për Kosovë dhe rajon, ato nuk mund të mbahen para zgjedhjeve, ndërsa nëse ka nevojë për grupe teknike, sikur që mund të jenë personat e pagjetur apo ndonjë temë e ngjashme, ato mund të jenë pjesë e takimeve dhe bisedimeve, gjë që ka qenë edhe më herët dhe mund të jetë edhe në të ardhmën.

BBC: Z. Zëvendëskryeministër, a ka Prishtina një platformë për të hyrë në këto bisedime, a e ka të gatshme tashmë atë?

Kuçi: Logjika e krijimit të platformave mendoj se nuk duhet të jetë logjikë e krjimit të mundësive për ndonjë ndryshim të pozicioneve tona. Kosova e ka platformën e vet që është e hartuar mbi Kushtetutën, mbi pakon e presidentit Ahtisari dhe mbi vullnetin për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit. Sa për temat veç e veç, ne fillimisht do të diskutojmë cilat tema do t'i bisedojmë dhe mbi bazën e tyre pastaj ne do të angazhojmë ekspertë të ndryshëm, qoftë vendorë dhe ndërkombëtarë. Nuk duhet të frikësohemi për një prezentim të denjë, të konsoliduar dhe një qasje konstruktive të Kosovës.

BBC: Shoqëria civile ka nisur hartimin e një platforme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si e shihni ju këtë nismë?

Kuçi: Ne duhet të jemi të qartë se Kosova nuk është në pronësi të asnjë individi apo asnjë institucioni veç e veç dhe mbi bazën e saj, edhe shoqëria civile mund të japë propozime të mira. Natyrisht edhe bisedimet do të bëhen nga institucionet dhe bartësit e tyre, por do të luajnë rol pozitiv edhe partitë opozitare, por edhe shoqëria civile. Madje mendoj se kontributi i shoqërisë civile për të cilin jemi të njoftuar dhe kemi pasur pjesëmarrje aktive në këtë drejtim, mendoj që është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm në këtë raport, kur ata mund të jenë me një qasje jo vetëm politike, por do të jenë me një qasje që është në të mirën e dy vendeve dhe dy popujve.

BBC: Ka thirrje të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare për fillimin sa më të shpejtë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ju përmendët gatishmërinë për bisedime teknike, por a ka gatishmëri për një takim të nivelit të lartë siç ishte përmendur më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Tadiq?

Kuçi: Kosova nuk e ka ndjenjën e fajësisë përballë Serbisë, nuk e ka ndjenjën e hipotekës në kuptimin e ndonjë takimi apo temave që mund të hapen dhe besoj se kjo është e kundërta nga Serbia. Në anën tjetër ne kemi pasur dhe kemi vullnetin e vazhdueshëm për respektimin e sugjerimeve që vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti nga BE-ja dhe SHBA-të, por në këtë drejtim besoj që nuk kemi nevojë të kemi takime sa për sy e faqe apo takime që mund të kenë përceptime të ndryshme në opinionin publik, qoftë vendor në Kosovë apo në momente të caktuara edhe në Serbi. Ato (takime) duhet të jenë në momentin që kanë jo vetëm formë por edhe përmbajtje. Kosova ka kapacitetin e saj, ka edhe guximin edhe politik, edhe intelektual, edhe njerëzor për t'u përballur me sfidat. Kosova deri më tani, që nga viti 1999 e tutje, në çdo raport me Serbinë ka dal fitimtare dhe ka qenë në krah me bashkësinë ndërkombëtare. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmën.

BBC: Në këtë kuadër, si e shihni ju qasjen e Serbisë në raport me dialogun me Kosovën?

Kuçi: Mendoj që edhe për Serbinë, por edhe për botën demokratike është e qartë për temat që mund dhe nuk mund të diskutohen. Besojmë se Serbia do ta ndryshojë logjikën e konfliktit në rajon. Qëllimi i këtyre bisedave për ne, nuk është vetëm qëllim i ndërtimit të një raporti teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë, por është qëllim i përfundimit të një raporti konfliktuoz mbi njëshekullor dhe krijimit të raporteve të reja për një marrëveshje historike për normalizimin dhe rehabilitimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve. Nëse lejojmë tema që e kthejnë gjendjen në pikën zero siç dikush tenton, atëherë mendoj që këto biseda është më mirë që të mos mbahen fare, ngase ato do ta tensiononin situatën, por unë jam i bindur dhe po shihet në politikën e Serbisë, jo vetëm në vokabularin politik publik, por edhe në takime diplomatike, që ata e njohin realitetin, e dijnë realitetin dhe po e përgatisin opinionin e vet për një realitet të tillë.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA DEKORON KANCELAREN MERKEL (11.18.2010)
RAPORTI I DASH: SHQIPËRIA RESPEKTON LIRITË FETARE (11.18.2010)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: KOSOVA E RESPEKTON LIRINË E BESIMIT (11.17.2010)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS PA KONVIKTE PËR STREHIMIN E STUDENTËVE (11.17.2010)
FLORIN KRASNIQI PADIT HASHIM THAÇIN NË GJYKATË (11.17.2010)
ABC NEWS: SHQIPËRI-KOSOVË, NJË KAMPIONAT FUTBOLLI (11.17.2010)
SHQIPËRIA DHE KOSOVA MË SË SHUMIT PRO BASHKIMIT EVROPIAN (11.17.2010)
BERISHA: SHUMICA I KA BËRË TË GJITHA PËRPJEKJET PËR KOMPROMIS (11.16.2010)
POLICIA E KOSOVËS NË DHJETOR E MERR KONTROLLIN E NJË PJESE TË KUFIRIT ME MAQEDONINË (11.16.2010)
TENSIONE NË ATHINË, NDËRPRITET FALJA E KURBAN BAJRAMIT (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]