VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT
E Djelë, 11.21.2010, 11:24am (GMT1)

Berisha: Është nevojë që NATO të mbetet e pranishme në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në Samitin e NATO-s në Lisbonë, ka deklaruar se është nevojë që NATO të mbetet e pranishme në Kosovë.

Ai ka zhvilluar takime me disa nga personalitet më të rëndësishme botërore. Për mediet ndërkombëtare, kryeministri shqiptar ka folur për rolin e Shqipërisë në rajon dhe Afganistan.

Në Samitin e Lisbonës pritet të diskutohet dhe për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë. I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë për këtë vendim, kryeministri Berisha ka thënë se në fjalimin e tij ka theksuar se Ballkani Perëndimor është akoma një çështje e papërfunduar, që në zhargonin diplomatik përdoret si "unfinished business".

"Unë në fjalën time theksova se Ballkani Perëndimor është akoma një "˜unfinished business', në kuptimin që është e domosdoshme që të vazhdojë anëtarësimi i vendeve të tjera të rajonit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pra politika e dyerve të hapura. Një "˜unfinished business', sepse është e domosdoshme që Aleanca të proporcionojë trupat e saj, por të mbetet aty si faktor kryesor paqeje dhe stabiliteti. Një "˜unfinished business', sepse është e domosdoshme që të inkurajohet një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit në kuadrin e Rezolutës së fundit të miratuar në unanimitet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Shqipëria është e gatshme të japë të gjithë ndihmesën e vetë në këtë drejtim".

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.