VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZJARR NË TUNELIN E THIRRËS, PARALIZOHET 30 MINUTA QARKULLIMI


E Djelë, 11.21.2010, 05:12pm (GMT1)

Një krah i tunelit Rrëshen-Kalimash është bllokuar sot së funksionuari per rrethme shume se gjysem ore si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të tunelit që shkaktoi dhe një zjarr të vogël e per pasojë dhe tym. Te gjitha keto shkaktuan konfuzion në drejtuesit e mjeteve qe mbeten te bllokuar per rreth 1 ore ne trafik ne pritje te kalimit te tunelit.

Mësohet se krahu nga Thirra drejt Kalimashit u bllokua që prej orës 11:45, dhe burime per TVNews24 thane se shkak u bë një defekt që pati në sistemin elektrik të tunelit. Nga defekti u shkaktua dhe një zjarr i vogël në një kabinë të tunelit. Punonjësit e mirëmbajtjes së tunelit për të riparuar defektin ndërprenë qarkullimin në këtë segment, duke shkaktuar kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve në ate drejtim.Punonjësit pastruan ajrin në tunel brenda pak minutash, ndërsa mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar apo dëmtime.


Pasi situata u vleresua e qete, u vendos qe rreth ores 12 e 15 minuta te rihapet tuneli dhe te rinise qarkullimi i automjeteve, radha e te cilave ishte zgjatur se tepermi.
MInistria e Transporteve
Ministria e Transporteve nje ore pas ngjarjes konfirmoi incidentin. Sipas Ministrise ishte nje bateri qe u dogj dhe shkaktoi tym te madh e galeri.
"Sot në orën 11:45 ne nje nga dhomat teknike të galerise jugore të Tunelit të Thirrës ku janë të instaluara transformatore dhe sistemit dekap të energjise ka ndodhur nje avari teknike duke shkaktuar zjarr, si pasoje e djegjes se nje baterie. Ne funksion te respektimit te procedurave te sigurise ne tunel, operatori i tunelit ne bashkepunim me forcat zjarrfikese kane bllokuar qarkullimin ne galerine jugore, për rreth 30 minuta kohe kjo e nevojshme per te fikur zjarrin. Lmë pas janë larguar gazrat dhe verifikuar sistemet e sigurise ne hapësiren e tunelit. Në orën 12.15 minuta cdo gje u kthye ne normalitet dhe trafiku ka vijuar normalisht", sqaroi sot MInistria e Transporteve pas incidentit në Tunel. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.