E Enjte, 04.25.2024, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHUARJA E STRUKTURAVE PARALELE
E Hënë, 11.22.2010, 05:42pm (GMT+1)

Shuarja e strukturave paralele është një proces, i cili nuk mund të ndodhë shumë shpejt, thonë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata përsërisin se eliminimi i këtyre strukturave nga Kosova, do të ndodhë me kohë.

Ministri i Brendshme në dorëheqje, Bajram Rexhepi, thotë se autoritetet e rendit, si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare, janë duke punuar në drejtim të eliminimit të këtyre strukturave .

"Është një vlerësim dhe nga EULEX-i dhe nga krerët e Policisë së Kosovës që të identifikohen këto struktura ilegale të sigurisë në mënyrë që pushojnë aktivitete e tyre, por ky është proces që nuk mund të bëhet shumë shpejt. Ndërsa, sa i takon strukturave paralele administrative të komunave ky proces duhet të përfundojë me procesin e decentralizimit", thotë Rexhepi.

Ministri në dorëheqje, Rexhepi, thekson se Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, kanë një plan të përbashkët strategjik, me të cilin është duke u punuar në zhbërjen e strukturave paralele.

"Me patrullime më të shpeshta, me kontrollime; pra këto janë detaje të planit, të cilat ata i dinë dhe ne nuk kemi interferuar. Gradualisht, do të vendoset sundimi i rendit dhe ligjit dhe, gjithashtu, dihet se të vetmet struktura të sigurisë për implementimin e rendit dhe ligjit, janë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe me ndihmën e KFOR-it", thekson Rexhepi.

Sipas analistëve, veriu i Kosovës është pjesa ku, strukturat paralele janë më shumë të fokusuara në veprimet e tyre.

Mirëpo, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, deklaron se autoritetet e rendit deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë dëshmi të saktë për funksionimin zyrtar të këtyre strukturave.

"Edhe në atë pjesë do të ketë sundim të ligjit. Për momentin, kompetencat ekzekutive i ka policia e EULEX-it, që së bashku me koleget tanë të komunitetit serb që janë atje, të bëjnë përpjeke që ta bëjnë të pamundur funksionimin. Ne kemi planet tona, të cilat presim që së shpejti do të japin rezultate konkrete", deklaron Maliqi.

Por, ekspertët e sigurisë konsiderojnë se deri më tash institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet për shuarjen e strukturave paralele.

Eksperti Ramadan Qehaja, thekson se funksionimi i strukturave paralele është shumë evident.

"Strukturat paralele të Serbisë këtu në Kosovë ekzistojnë - është një fakt i pamohueshëm. Nëse i qasemi këtij problemi, sidomos për pjesën veriore, unë do t'i kisha quajtur struktura ilegale të Beogradit zyrtar, sepse ne atje faktikisht nuk kemi strukturat tona të mirëfillta", vlerëson Qehaja.

Sipas Qehajës, institucionet e Kosovës duhet që sa me parë të shtrijnë autoritetin tyre në atë pjesë të Kosovës. Qehaja konsideron se me shtrirjen e ligjshmërisë në veri, mund të ndërpritet funksionimi i organeve të Serbisë në Kosovë.

"Unë mendoj që me hezitime, me kalkulime të ndryshme politike, se nëse bëhet kjo, mund të ndodhë reaksioni i Beogradit zyrtar, nuk mund të kemi sukses në këtë drejtim", shprehet Qehaja.

Qeveria e Serbisë ka ndarë mbi 40 milionë euro për strukturat paralele serbe në Kosovë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro për investime në veri.

Në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në pjesë të tjera të vendit, sipas analistëve, ka përqendrim të madh të strukturave paralele.

Ata thonë se rreziku më i madh vjen nga prania e strukturave paralele të sigurisë, pjesëtarë të të cilave thuhet se lëvizin edhe të armatosur.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"International Herald Tribune": Ç'DUHET BËRË TASH PËR IRAKUN?Nga XHO BAJDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara (11.22.2010)
RAHOVEC: SIPAS REZULTATEVE PARAPRAKE, LDK DHE PDK NË BALOTAZH (11.22.2010)
ANURADHA KOIRALA HEROINA ECNN 2010 – E ZGJEDHUR ONLINE MIDIS 10 HERONJVE (11.22.2010)
DOLI NUMRI 72 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (11.22.2010)
OBAMA: "DO TË DOJA SHUMË TË VIZITOJA SHQIPËRINË" (11.22.2010)
ZJARR NË TUNELIN E THIRRËS, PARALIZOHET 30 MINUTA QARKULLIMI (11.21.2010)
EKSPERTI: KRIMI EKONOMIK ME PËRMASA TË GJERA (11.21.2010)
UKË RUGOVA E SHEH ISA MUSTAFËN SI PENG TË STRUKTURAVE TË VJETRA TË LDK-SË (11.21.2010)
LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (11.21.2010)
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË (11.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]