VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VJENË: ARIGONA ZOGAJ MUND TË KTHEHET NË AUSTRI
E Hënë, 11.22.2010, 05:59pm (GMT1)

Organizata jofitimprurëse Volkshifle, thotë se vajza nga Kosova, Arigona Zogaj, që e kishte humbur luftën tetëvjeçare për të mbetur në Austri, tash e ka lejen që të kthehet, pasi ishte dëbuar verën e kaluar.

Arigona 18 vjeçare, ishte detyruar të largohej nga Austria në muajin korrik, së bashku me nënën e saj dhe dy vëllëzër më të vegjël.

Ajo ishte kërcënuar se do ta bënte vetëvrasje në një video që do të transmetohej në televizionin lokal, nëse detyrohet të largohet nga Austria.

Grupi Volkshifle njoftoi sot se autoritetet e kanë miratuar kërkesën për viza për të katër anëtarët e kësaj familjeje dhe se ata po planifikonin të ktheshin brenda disa ditëve të ardhshme.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.