VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEOGRAD: MANJAK U TAKUA ME MINISTRIN DAÇIQ
E Martë, 11.23.2010, 09:58am (GMT1)

Ministri i brendshëm e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Ksavije de Marnjak, janë angazhuar për përparimin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit të kriminalitetit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë së përgjithshme në Serbi dhe në Kosovë, ka njoftuar ministria e brendshme e Serbisë.

Në njoftim mëtutje thuhet se në takimin Daçiq Marnjak, është konstatuar se ekziston bashkëpunimi, i cili në periudhën e ardhshme duhet të përparojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për detyrat policore.

Daçiq ka thënë se interes i Serbisë është që misioni EULEKS të jetë sa më i suksesshëm dhe të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar pozitivisht të gjitha aktivitetetet në luftimin e kriminalitetit.

Ai ka theksuar se krimi është i pranishëm në gjithë territorin e Kosovës, e jo vetëm në pjesën veriore të saj.

Shefi i misionit EULEKS, de Marnjak, e ka përshëndetur bashkëpunimin e deritashëm dhe ka paraqitur synhimin, që në periudhën e ardhshme, ky mision të jetë më i pranishëm në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e shefit të ri të misionit EULEKS në Beograd, gjatë së cilës thuhet se ai do të njihet me ministrat me të cilët bashkëpunon .

Zoti Marnjak sot arriti në vizitë dyditëshe në Beograd. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.