VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMOKRACIA NË VEPRIM I PUBLIKOI REZULTATET E RAHOVECIT: NË BALOTAZH LDK DHE AAK?
E Mërkurë, 11.24.2010, 11:23am (GMT1)

Demokracia në Veprim i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare për kryetar të komunës së Rahovecit.

Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % të votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK, Smajl Latifi, me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave.

Numërimi i 405 votave me kusht, do të jetë përcaktues për balotazhin, i cili pritet të zhvillohet me 19 dhjetor.

Gjatë ditës do të numërohen këto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet t'i kumtojë rezultatet.

Zyrtarët e KQZ-së patën publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave listës i printe kandidati i LDK-së dhe ai i PDK-së.

AAK kishte reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.