VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KQZ: NË RAHOVEC LDK E AAK NË BALOTAZH
E Mërkurë, 11.24.2010, 06:08pm (GMT1)


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, do të garojnë balotazh për kryetar të komunës së Rahovecit.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ku u publikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune të Rahovecit.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së ka fituar 27.65 të votave ai i AAK-së, 26.71 të votave; pastaj radhiten Xhelal Canziba PDK-së me 26,55 për qind të votave, Rexhep Oruçi nga AKR-ja me 16,54 për qind të votave dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja me 2.55 për qind të votave.

AAK ishte ankuar më herët ndaj rezultateve paraprake të shpallura në mbrëmjen e ditës së votimeve.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.