VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TËRMKOLLI: JANË SPEKULLIME ZËRAT PËR KOALICION ME PDK-në
E Mërkurë, 11.24.2010, 06:29pm (GMT1)

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaruan të mërkurën se janë spekulime zërat për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës

Ndërkaq njoftuan se do ta dyfishonin buxhetin e Kosovës në rast se do të qeveriste me vendin, pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli në një mënyrë ka përjashtuar pohimet se gjoja këto dy subjekte do të bëjnë koalicion. Sipas saj, këto dezinformata po bëhen me qëllim të dëmtimit të Aleancës. Tërmkolli gjatë një konference për media garantoi liberalizimin e vizave dhe rritjen e pagave për 70 për qind për punëtorët e sektorit publik, punësim më të lart se sa është kontingjenti i punëkërkuesve të ri për një vit, rritje të eksportit, ligj për pensionistët dhe sigurimin shëndetësor.

Sipas saj, të gjitha janë të parapara në programin e partisë, të cilin do t'ia shpalosin qytetarit të Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.