VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META
E Mërkurë, 11.24.2010, 10:24pm (GMT1)


Në Shqipëri autoritetet ekstraduan sot drejt Shteteve të Bashkuara Almir Rrapon, ish sekretarin e ministrit Ilir Meta gjatë kohës kur ai drejtonte diplomacinë shqiptare.

Njoftimin për esktradimin e bëri avokati i tij Ardian Visha i cili thotë se është vënë në dijeni jo në rrugë zyrtare duke shpjeguar se klienti i tij është marrë sot në orët e para të mëngjesit nga burgu dhe sipas verifikimeve në agjensitë e udhëtimeve është nisur nga Tirana me avionin e linjës austriake.

Për ekstradimin e Almir Rrapos, i kërkuar nga drejtësia amerikane e cila ka ngritur ndaj tij 9 akuza që nga trafiku i lëndëve narkotike deri te dyshimet për bashkëpunim në vrasje, ka patur dy vendime të gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit.

Por Gjykata e të drejtave të Njeriut në Strasburg kërkoi mosekezekutimin e vendimit deri në shprehjen edhe të Gjykatës së lartë. Në fakt kjo gjykatë, sipas avokatit Visha, dy ditë më parë fiksoi për të premten e ardhshme datën e seancës për cështjen e Almir Rrapos, ndërkohë që sipas ministrisë së Drejtësisë, ministri Bujar Nishani e kish firmosur ekstradimin që më datë 1 nëntor.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.