E Enjte, 04.25.2024, 11:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ULRIKE LUANCEK: PENGESË E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR KOSOVËN JANË PESË VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN
E Enjte, 11.25.2010, 06:12pm (GMT+1)

Eurodeputetja Ulrike Lunacek, pret që shumë shpejt të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën. Në një intervistë për Radio Kosovën Lunacek, thotë se pengesë për këtë proces janë pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën

Komisioni Evropian do të duhej së shpejti të hapë procesin e bisedimeve për liberalizimin e vizave edhe për banorët e Kosovës, tha Lunacek e cila vlerësoi se jashtë këtij procesi nuk mund të mbetet vetëm Kosova. "Unë gjithmonë argumentojë se përderisa Serbia ka përfituar në liberalizimin e vizave në tetor, mendoj se edhe Kosova duhet të ketë dialog për këtë proces në të njëjtën kohë... ky është qëndrimi im, dhe në këtë rrugë dëshirojnë të ecin edhe disa të tjerë në Komision".

Ajo pranon se ka hezitime në institucionet e BE-së për shkak të disa problemeve të brendshme sidomos në Këshillin Evropian, por thekson nevojën e angazhimit të Kosovës që të sensibilizojnë qytetarët se çka do të thotë liberalizim i vizave. "Do të ishte mirë që Qeveria në Kosovë, kur unë t'i takoj ata, të thonë se kanë krijuar miqësi me vendet të cilat kanë liberalizim të vizave. Ata duhet t'u tregojnë qytetarëve se çka do të thotë liberalizim i vizave. Liberalizim i vizave do të thotë udhëtim i lirë pa viza për tre muaj dhe asgjë tjetër".

Lunacek tha se në BE nuk ekziston më kërkesa për azil, prandaj vizat nuk janë për atë qëllim. Ajo theksoi se dialogu për viza do të jetë një proces teknik, por thotë se procesi është penguar nga mosnjohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. "Nëse të gjitha 27 vendet anëtare do të njihnin pavarësinë e Kosovës jo vetëm 22, do të ishte shumë më lehtë dhe unë ende kërkojë në raportet e mia për Kosovën në Parlamentin Evropian nga këto 5 vende që ta njohin atë, është diçka që unë dhe shumë të tjerë nga ne po punojmë në këtë drejtim, mirëpo fatkeqësisht gjërat nuk po ecin ashtu shpejtë si dëshirojmë ne".

Eurodeputetja Ulirike Lunacek do të vijë nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ajo pritet të bisedojë me autoritetet rreth përgatitjeve që janë bërë rreth liberalizimit të vizave, në mënyrë që të mos vonojë shumë ky proces.

(Rrezarta Zekaj)

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUSTAFA: JAP DORËHEQJE NESE NUK RRITET LDK-ja (11.25.2010)
PDK SOLEMNISHT KANDIDON THAÇIN PËR KRYEMINISTËR (11.25.2010)
REUTERS: BE SË SHPEJTI DO TË HAPË DIALOGUN PËR VIZA ME PRISHTINËN (11.25.2010)
KRASNIQI E LOCKLEAR DISKUTOJNË PËR SIGURINË (11.25.2010)
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI (11.25.2010)
OBAMA NUK MENDON PËR GARË ME SARAH PELIN (11.25.2010)
FER NUK DO TË BËJË KOALICIONE JOPARIMORE (11.25.2010)
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE (11.25.2010)
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]