E Premte, 03.29.2024, 06:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRASNIQI DEKORON "HERO I KOSOVËS" HAMËZ JASHARIN, ADEM DEMAÇIN, JUSUF GËRVALLËN,.... PRESIDENTI NË DETYRË DEKORON PERSONALITETE TË KOSOVËS
E Premte, 11.26.2010, 05:09pm (GMT+1)



26.11.2010- Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dekoruar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të kombit shqiptar.

"Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet", ka theksuar Krasniqi, në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Dekorata "Heroi i Kosovës" i është ndarë, Hamëz Jasharit, Adem Demaçit, Shaban Shalës, Fazli Grajçevcit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Xhavit Hazirit.

Ndërsa, Medalja "Adem Jashari" i është ndarë Tahir Mehës, Nebih Mehës, Shkëlzen Haradinajt, Hafir Shalës, Gursel Sylejmanit, Bajram Sylejmanit, Remzi Ademit, Isë Kastratit, Agim Bajramit dhe Tahir Sinanit.

"Medalja e Lirisë" i është ndarë Rexhep Mejdanit, Ukshin Hotit, Naser Hajrizit, Asllan Pirevës dhe Murat Mehmetit.

Me Medaljen "Artist i Merituar" janë dekoruar Ahmer Brahimaj, Hadi Shehu dhe Engjëll Berisha.

Dhe me Medaljen "Mësues i Merituar" u dekoruan Skënder Riza, Nadire Dida dhe Gabi Luboteni.

Krasniqi ka bërë të ditur se vendimin për ndarjen e dekoratave e ka bërë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 90 dhe nenin 84, pika 28, si dhe në bazë të rregullores mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit dhe procedurat e dhënies së tyre. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBËRRIJNË VËZHGUESIT E PARË NDËRKOMBËTARË (11.26.2010)
MBYLLEN DISA HAPËSIRA TË TELEVIZIONIT A1 (11.26.2010)
SUPERBUXHET 409 MILIARDËNjë buxhet për qytetarëtNga SALI BERISHA (11.26.2010)
SHQIPËRI: PARLAMENTI MIRATOI BUXHETIN PAS NJË SEANCE MARATONË (11.26.2010)
SHKUP: POLICIA NDËRHYRI NË TELEVIZIONIN A1 (11.26.2010)
SHBA: PROKURORI I NJU JORKUT KONFIRMON EKSTRADIMIN E ALMIR RRAPOS (11.26.2010)
ULRIKE LUANCEK: PENGESË E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR KOSOVËN JANË PESË VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN (11.25.2010)
MUSTAFA: JAP DORËHEQJE NESE NUK RRITET LDK-ja (11.25.2010)
PDK SOLEMNISHT KANDIDON THAÇIN PËR KRYEMINISTËR (11.25.2010)
REUTERS: BE SË SHPEJTI DO TË HAPË DIALOGUN PËR VIZA ME PRISHTINËN (11.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]