VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbreti Leka Zogu i Parë u shpall Qytetar Nderi i Vitisë
E Martë, 04.14.2009, 05:40pm (GMT1)

Voal-online - Naltmadhnia e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë, qëndroi sot edhe në Viti, ku nga kuvendi komunal u shpall Qytetar nderi". Ai po ashtu vizitoi edhe fshatin Tërpezë, të kësaj komune, ku qëndroi në shtëpinë Ahmet dhe Hajrullah Tërpezës.

 

Qytetarët e komunës së Vitisë i kanë shprehur mirëseardhjen Mbretit Leka Zogu i Parë. Fillimisht Naltmadhnija e Tij ka qëndruar në fshatin Tërpezë, në familjen e Ahmet dhe Hajrullah Tërpezës, ish luftëtarë të Luftës Nacional Demokratike Shqiptare për Shqipërinë Etnike.
Megjithëse ishte paraparë që Mbreti Leka Zogu i Parë të marrë pjesë në seancën solemne të KK të Vitisë, ku do të shpallej Qytetar Nderi i komunës së Vitisë, për shkaqe shëndetësore ai nuk ishte i pranishëm.

Kryetari i kuvendit komunal të Vitisë Jakup Jahiri, duke i dëshiruar mirseardhje në komunën e Vitisë, tha se jemi krenarë që Naltmadhnija e Tij është qytetari i parë që shpallet Qytetar Nderi i komunës së Vitisë.

Duke shprehur falënderimet për nderin dhe respektin ndaj Naltmadhnisë së tij Mbretit Leka Zogu i Parë, Princi Leka theksoi se ky nderim tregon të vërteten se ne shqiptarët edhe pse jemi në shtete të ndryshme, jemi një komb.

Vendimin e KK për titullin Qytetar nderi si dhe Çelësin e komunës së Vitisë, udhëheqësit komunal ia dorëzuan Naltmadhnisë së Tij Mbretit Leka Zogu i Parë, në fshatin Tërpezë ku do të qëndrojë deri në orët e pasdites.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.