VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN


E Mërkurë, 12.17.2008, 01:56pm (GMT1)

17 Dhjetor Editoriali i Voal-online- Sot pritet të zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i LDK-së, ish-partisë më të madhe të Kosovës, një emërtesë e çuditëshme, kur dihet se LDK-ja deri tani ka pasur kryetar dhe nënkryetarë. Siç duket zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv do të jetë funksion më i lartë se ai i nënkryetarëve, por më i ulët se ai i kryetarit që vazhdon të mbetet Fatmir Sejdiu, i cili në një intervistë tek Evropa e Lirë pranon se ka "pezulluar funksionin por nuk ka dhënë dorëheqjen". Që shqip do të thotë se de jure mbetet kryetar, por se rrogën e merr si president i Kosovës, ndërsa tani Kryetari Ekzekutiv do të marrë rrogën e kryetarit por nuk nuk do të jetë kryetar i LDK-së. Dalja në skenë e "Kryeshefit Ekzekutiv" e shton çoroditjen e LDK-së e cila pretendon se është duke vazhduar reformimin kur në fakt, këto veprime dëshmojnë luftën brënda partisë, midis klaneve dhe bajrakeve, të cilat u evidentuan menjëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Sipas kushtetutës së Kosovës, pas zgjedhjes si President i Republikës të Kosovës, Fatmir Sejdiu duhej të jepte menjëherë dorëheqjen, dhe kreun e partisë duhej ta merrte njëri prej nënkryetarëve. Le të marrim shembullin e Shqipërisë. Bamir Topi, ishte nënkryetar i PD-së, por me zgjedhjen si President i Shqipërisë, ai dha menjëherë dorëheqjen. Por në Kosovë nuk ndodhi ashtu. Me ardhjen në krye të partisë, pas vdekjes së Rugovës, duke mos patur karizmën e tij, Fatmir Sejdiu ndikoi në çarjen e LDK-së, që çoi në formimin e LDD-së dhe humbjen e zgjedhjeve. Prej asaj kohe, opinionin nuk ka vënë re përpjekje për reformim të partisë, siç pretendohet, veç përpjekje të marrë me të mirë rebelët dhe  për të uzurpuar pushtet brënda partisë. Zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të LDK-së do të bëhet për të krijuar balanca, apo për të rritur epërsinë njërit krah ndaj tjetrit ? (E.B.)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.