VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Jordania së shpejti do ta njohë Kosovën
E Shtunë, 04.25.2009, 03:41pm (GMT1)

Voal-online - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullah, të cilit i ka kërkuar që Mbretëria e Jordanisë t'i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur tashmë Republikën e pavarur të Kosovës, bëhet e ditur nga agjencitë e pavarura të lajmeve NOA dhe INA.

Siç ka njoftuar Aleanca Kosova e Re (AKR), në këtë bisedë Mbreti Abdullah ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhje që çon drejt një njohje të re për Kosovën.

Ai ka nënvizuar faktin se vendi i tij është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. Por ai ka shtuar se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin.

Dhe siç vlerësoi ai "Mbretëria e Jordanisë është dashur që edhe më herët të ndërmarr veprime konkrete në drejtim të njohjes së Pavarësisë Kosovës" është shprehur Mbreti Abdullah.

Në kuadrin e një fushate, lobuese, shumë të fuqishme që po zhvillon Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ky takim, ashtu si shumë takime tjera të më hershme, rezulton i suksesshëm në drejtim të njohjeve të reja të Kosovës.

Ky takim në Washington vjen si rezultat, i takimeve që Pacolli kishte zhvilluar në Konferencën e Ligës Arabe, ku përveç takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, Amar Musa, ai kishte zhvilluar takime të rëndësishme edhe me delegacionin e Tunizisë, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Praimit.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.