VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mitrovicë: Shpërndahet protesta e serbëve
E Shtunë, 04.25.2009, 03:45pm (GMT1)

Evropa e Lirë - Policia e EULEX-it, ka përdorur mëngjesin e sotëm gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 100 protestues serb, të cilët synonim të pengonin procesin e rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen "Kroi i Vitakut" në veri të qytetit të Mitrovicës. Zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti, tha se veprimi i koordinuar i policisë kosovare dhe asaj evropiane u bë për të parandaluar përplasjen eventuale mes protestuesve serb dhe punëtorëve që po rindërtonin shtëpitë e shqiptarëve. "Një gjë e tillë është parandaluar nga forcat policore të Kosovës dhe ato të komponentës policore të EULEX-it. Me këtë rast është dashur që policia e EULEX-it të përdorë gaz lotsjellës", tha Hoti. Sipas tij, situata është vënë nën kontroll shumë shpejt, ndërsa punimet kanë vazhduar pa probleme. Procesi i rindërtimit të shtëpive në lagjen "Kroi i Vitakut" rifilloi pas një varg protestash të banorëve serbë të cilët kërkonin ndalimin e punimeve. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.