VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Obama ka sondazhet më të mira të një presidenti që prej 20 vjetësh
E Djelë, 04.26.2009, 02:05pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama, pas njëqind ditëve të para të mandatit të tij, ka opinione më pozitive se paraardhësit e tij që prej njëzet vjetësh, sipas një sondazhi të ABC News dhe "Washington Post".
69 për qind e amerikanëve i miratojnë veprimet e tij, çka përbën rezultatin më të mirë  në dy dhjetëvjeçarë. Gjithsesi, veprimi i tij  miratohet nga 93 për qind e demokratëve dhe vetëm nga 36 për qind e republikanëve. 
54 për qind e personave të pyetur vlerësojnë se Obama po ia del më mirë nga ç'e prisnin ata, shumë përpara presidentëve George W. Bush (39 për qind) dhe Bill Clinton (35 për qind) pas njëqind ditësh, që mbushen të mërkurën. 
63 për qind e personave të pyetur vlerësojnë tashmë se Obama ka bërë shumë gjatë tre muajve të parë të mandatit të tij. 37 për qind mendonin të njëjtën gjë për Bill Clintonin pas 100 ditësh. 
Gjashtë amerikanë në dhjetë mendojnë se Obama e ka mbajtur pjesën më të madhe të premtimeve të fushatës, kundrejt vetëm 4 në dhjetë të tillë për Bill Clinton.
50 për qind e amerikanëve të pyetur mendojnë se vendi i tyre ndodhet në rrugë të mbarë, kundrejt 19 për qind që mendonin kështu përpara votëbesimit të Obamës. 
Sondazhi u krye nga 21-24 prill në një numër prej 1.072 personash në moshë madhore dhe ka një mundësi gabimi prej pak a shumë tri pikësh.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.