E Premte, 04.19.2024, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kryeministri i Greqisë Karamanlis sot vizitë zyrtare në Shqipëri
E Hënë, 04.27.2009, 07:41am (GMT+1)

ATSH/- Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare një ditore në Tiranë, me ftesë të homologut të tij, Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Vizita e Kryeministrit grek nis pas mesdite me një pritje në selinë e qeverisë shqiptare, për të vijuar më pas me një takim tet a tet me homologun e tij, Kryeministrin Sali Berisha, mes të cilëve do të ketë bisedime zyrtare dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e Kryeministrit grek përfshin takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama, një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë dhe një takim me Fortlumturinë e Tij, Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë: Programi i vizitës së Kryeministrit të Republikës greke:  Ora 12.50 13.00 Ceremonia e pritjes nga Kryeministri Berisha.

Ora 13.00 13.20 Takimi tet a tet. Ora 13.20 14.00 Bisedimet zyrtare. Ora 14.00 14.05Nënshkrim marrëveshje (Ministrat e Jashtëm).  Ora 14.10 14.30 Konferencë e përbashkët shtypi. Ora 14.40 15.50  Drekë zyrtare dhënë nga Kryeministri Berisha. Ora 16.00 16.30 Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bamir Topi. Ora 16.40 17.10. Takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama. Ora 17.20 17.50 Takim me Kryetaren e Kuvendit, SH.S.Znj. Jozefina Topalli.  Ora 18.00 18.15 Kryeministri Karamanlis mban një fjalë  përshëndetëse në Kuvend. Ora 18. 20 Nisja për në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.  Ora 18.30 19.00 Takim me Fortlumturinë e Tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.


Më poshtë vijojnë etapat kryesore në jetën politike të Kryeministrit grek, Kostas Karamanlis: 
     
Karamanlis u zgjodh Kryeministër i Greqisë më 10 mars 2004, pas fitores së bujshme të partisë së tij konservatore ''Demokracia e Re'' në zgjedhjet parlamentare të 7 marsit 2004.  Ai është lider i partisë së djathtë konservatore ''Demokracia e Re'', e themeluar nga xhaxhai i tij, Konstantin Karamanlis. Kostas Karamanlis fitoi një mandat të dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 16 shtatorit 2007.
Karamanlis u lind më 14 shtator 1956 dhe studioi në Universitetin e Athinës për Drejtësi dhe në kolegjin privat ''Deree''. Më pas ai kreu studime pasuniversitare në ''Fletcher School of Law and Diplomacy'' në SHBA, ku mori master në shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historinë e diplomacisë. Karamanlis ka shërbyer edhe si zëvendëspresident i Partisë Popullore Evropiane gjatë viteve 1999-2006. Karamanlis është i pari kryeministër grek i lindur pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është i martuar me Natasha Pazajtin, me të cilën ka dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Këto ditë njohja e Kosovës nga Kuvajti dhe Bahreini (04.26.2009)
Obama ka sondazhet më të mira të një presidenti që prej 20 vjetësh (04.26.2009)
1907 të zhdukur 10 vjet pas luftës (04.25.2009)
SHBA: Partia Republikane nderon veprimtarinë e Xhozef Dioguardit (04.25.2009)
Mitrovicë: Shpërndahet protesta e serbëve (04.25.2009)
Jordania së shpejti do ta njohë Kosovën (04.25.2009)
Organizata Botërore e Shëndetësisë alarm për virusin e gripit vdekjeprurës të derrave (04.25.2009)
Presidenti Obama në ceremoninë për Holokaustin (04.25.2009)
Kushner: Mbështesim kandidimin e Shqipërisë në BE, liberalizojmë vizat (04.24.2009)
Presidenti Sarkozi: Franca mbështet fuqimisht Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (04.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]