VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PACOLLI DO TË SFIDOHET NGA NJË FEMËR

A do të jetë kundërkanditate Suzana Novobërdaliu?


E Premte, 04.01.2011, 09:01am (GMT1)

Voal-online -Është deputetja, Myzejene Selmani, ajo që ka thënë se tashmë ekziston edhe një kundërkandidat , por nuk e ka bërë të ditur se për cilin bëhet fjalë. Ndërsa merret vesh se koalicioni qeveritar, ka nisur edhe mbledhja e 40 nënshkrimeve, për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me të vetmen pikë, zgjedhje e presidentit. Kërkesa pritet të dërgohet në Kuvend të premten, ndërsa seanca besohet se do të thirret më së largu të hënën e ardhshme.

Më herët ishte përfolur se kandidati i dytë për president të Republikës së Kosovës, mund të jetë Suzana Novobërdaliu. Kjo do të jetë kundërkandidate e z. Behxhet Pacolli, zgjedhjen e të cilit Gjykata Kushtetuese e vlerësoi jo kushtetuese.

Sipas burimeve të "Kosova Info-s", brenda AKR-së, ende nuk është marr vendimi zyrtar nëse Suzana Novobërdaliu do të kandidojë për presidente.

Me këtë, koalicioni aktual PDK AKR, mëtonte të plotësojë një nga kriteret e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, që me rastin e zgjedhjes së presidentit duhet të jenë më shumë se një kandidatë garë.

(http://www.rtklive.com) (http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.