VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BLLOKOHET KROI I VITAKUT, NJË VETURE I VIHET ZJARRI
E Premte, 10.07.2011, 01:48pm (GMT1)

Mitrovicë, 7 tetor Burime të portalit nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se sot, në orët e hershme të mëngjesit, serbët e kanë barrikaduar rrugën në lagjen Kroi i Vitakut, njofton Lajmeshqip.

Barrikadimi pohohet të jetë bërë me qëllim të pengimit të punimeve - të rindërtimit e të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve, të djegura gjatë luftës, pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 900 mijë euro për këto destinime në atë lagje.

Një automjet privat, i tipit "Golf II", me targa "KS",besohet se është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse, njoftoi policia rajonale e Mitrovicës, duke bërë të ditur se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të sotëm, në rrugën "Kolashini", në afërsi të "Tre rrokaqiejve", në veri të Mitrovicës.

Përveç dëmeve materiale, thuhet se nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Mësohet se pronari i veturës së dëmtuar është një serb 34 vjeçar.

"Në bazë të hetimeve të para lidhur me rastin, besohet se një larje hesapesh për çështje biznesi, mund të ketë qenë motiv i mundshëm i këtij akti kriminal.së sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut", thuhet në komunikatën e policisë.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.