VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DREWS: BARRIKADAT TË HIQEN SA MË SHPEJT, OSE I HEQIM ME FORCË
E Premte, 10.07.2011, 05:32pm (GMT1)

E premte, 07 Tetor 2011

Zëri i Amerikës

Në Kosovë, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s, gjenerali gjerman Erhard Drews, tha sot se do të dëshironte që barrikadat në veriun e Kosovës të largohen si rezultat i një procesi politik, por KFOR-i është i gatshëm që t'i largojë ato edhe me forcë. Serbët lokal po mbajnë të mbyllura të gjitha rrugët e zonës në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë. Situata në zonë ka pamundësuar edhe vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike të interesit të përbashkët, meqë Beogradi thotë se nuk mund të bisedohet për çështje të tilla përderisa është e hapur çështja e vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.