VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAMERS: NATO TË MOS LARGOHET NGA KOSOVA
E Shtunë, 10.08.2011, 10:06am (GMT1)

Një zyrtar i lartë i NATO-s Karl Lamers tha se kjo aleancë duhet të qëndrojë më gjatë në Kosovë, për të ndihmuar në stabilizimin e këtij vendi.

Lamers kreu i Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate, tha të premten se në kufirin verior të Kosovës me Serbinë ka ende probleme, edhe 12 vite pas vendosjes së trupave të NATO-s atje.

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ndërsa kjo e fundit ende po refuzon ta njoh pavarsinë.

Këtë vit serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugët kryesore për të ndaluar vendosjen e autoriteteve të doganave atje, një lëvizje që ata e konsiderojnë si vendosjen e shtetësisë së Kosovës mbi të gjithë territorin.

Lamers tha se NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova, në një deklaratë të bërë në asamblenë vjetore parlamentare të NATO-s e cila është duke u zhvilluar në Rumani.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.