VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYEPARLAMENTARI I KUVAJTIT VIZITON KOSOVËN
E Shtunë, 10.08.2011, 10:20am (GMT1)

Prishtinë, 8 tetor 2011 (Kosovapress)

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, sot vjen për vizitë në Kosovë Shkëlqesia e Tij, Jassem Mohammad Al Kharafi, kryetar i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, i cili udhëheq delegacionin parlamentar kuvajtian.

Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Arritja e kryeparlamentarit kuvajtian në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" do të bëhet rreth orës 14.00, ku ai do të pritet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Sh. T. Z. Mohammad Fadel Khalaf, ambasador i Kuvajtit në Bosnjë-Hercegovinë, Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite dhe Ismet Krasniqi, sekretari i Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, gjatë vizitës në Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Delegacioni parlamentar i Kuvajtit kthehet në atdhe, ditën e hënë, më 10 tetor.

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.