VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Krimi në veri, reagon kapobanda Zvonko Veselinoviq

VESELINOVIQ PËRPIQET TË PËRGËNJESHTROJË BEOGRADIN PËR AUTORËSINË E JARINËS


E Shtunë, 10.08.2011, 10:35am (GMT1)

E Shtunë, 08 Tetor 2011

Mitrovicë Biznesmeni dhe krimineli Zvonko Veselinoviq është përpjekur për t'i demantuar konstatimet e shtypit beogradas se ai është organizator i incidenteve në pikën kufitare në Jarinjë, dhe se është shef i grupit kriminal në veri të Kosovës. Kështu transmetojnë mediat serbe në veri të Mitrovicës, të ketë thënë Veselinoviq.

Portali LajmeShqip.com në vazhdimësi ka raportuar për veprimtarinë kriminale të Veselinoviqit në veri të Kosovës dhe për mbështetjen që atij ia kanë dhënë politikanë serbë të Beogradit dhe të veriut të Kosovës. Pas raportimeve të vazhdueshme të portalit për veprimtarinë e kriminelit Veselinoviq dhe publikimit të disa pjesëve të dosjes konfidenciale të NATO-s për krimin e organizuar serb në veri, sytë kah oaza e krimit në këtë pjesë të Kosovës i kthyen edhe mediat dhe politikanët e Beogradit. Shumë prej tyre reaguan, duke i marrë në mbrojtje aktivistët e tyre në Kosovë, si Sllavisha Ristiqin, që e mori në mbrojtje partia e Koshtunicës. E, së fundmi reagoi edhe kapo-banda e krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

"Hedh poshtë akuzat e shtypit të Beogradit, që unë kam organizuar barrikadat dhe 24 orë pa ndërprerë jam në dispozicion të Prokurorisë së Beogradit, që ta them të vërtetën", ka thënë Veselinoviq. Ai ka shtuar se nuk e ka të qartë, sipas tij, pse e lidhin me grupin kriminal të Osmanit dhe të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, është cituar të ketë thënë Veselinoviq.

Zvonko ka pranuar se në barrikadat serbe në veri të Kosovës janë 30 kamionë të tij dhe eskavatorë që janë duke hapuar rrugë alternative kah Serbia qendrore.

Duke folur rreth plagosjes së ushtarit të KFOR-it, ditë më parë në Jarinje, Veselinoviq ka nënvizuar se, sipas tij, "plagosjen e ushtarit të KFOR-it e ka bërë ushtari tjetër, i cili ka shtënë nga frika", duke shtuar se të plagosurit serb atë ditë nuk kanë pasur armë.

Veselinoviq, ka demantuar konstatimin e mediave se ai momentalisht fshihet diku në Greqi. Portali LajmeShqip.com kishte raportuar për arratisje të Zvonkos para pak javësh në Greqi, por që ishte kthyer pas pak ditesh.

Mediat e Beogradit dhe dy liderët e partive opozitare serbe, ditët e fundit kanë akuzuar Zvonko Veselinoviqin se është një ndër akterët kryesorë në incidentin e 27 shtatorit, në Jarinjë, ku janë palgosur me armë zjarri katër ushtarë të NATO-s dhe 6 protestues serbë. (LajmeShqip.com)

(http://www.lajmishqip.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.