VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇEKU ME NËNË SERBE PARLAJMËRON PROTESTË NË PRAGË KUNDËR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
E Shtunë, 10.08.2011, 01:15pm (GMT1)

Pragë, 8 tetor 2011 (Kosovapress)

Në shenjë kundërshtimi ndaj pjesëmarrjes së presidentes Atifete Jahjaga në "Forumin 2000" dhe kundër pavarësisë së Kosovës, Jarosllav Foldyna nga Partia Socialdemokrate Çeke, nëna e të cilit është serbe, së bashku me organizatën e miqve serbë në Çeki, planifikon që të organizojë protestë në Pragë.

Siç transmetojnë mediat çeke, Foldyna, i cili është kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, ka konfirmuar se planifikon tri protesta, e para prej të cilave do të mbahet të dielën, në hapje të ceremonisë së konferencës në ish-kishën Shën Ana, në qendër të Pragës. Në këtë protestë pritet të marrin pjesë edhe mbështetës tjerë nga Serbia.

Të martën e ardhshme, protestuesit do të mblidhen në Zofin island dhe në afërsi të Instituti Gete, ku presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në panelin e diskutimeve, ku do të flitet për tema të ndryshme.

Foldyna, zyrtar i lartë i socialdemokratëve çekë, ka thënë se vendimi për mbajtjen e këtyre protestave vjen për shkak të pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës në "Forumin 2000", me ftesë të ish-presidentit çek Vaclav Havel.

"Ne tradicionalisht e kemi bërë të qartë se nuk e pranojmë sovranitetin e Kosovës dhe ne konsiderojmë deklaratën e saj për shpalljen e pavarësisë të njëjtë sikur me marrëveshjen e Munihut (të vitit 1938, sipas së cilës Çekosllovakia ia dorëzoi kufirin nazistëve gjermanë). Kur mësuam se presidentja e Kosovës do të marrë pjesë në konferencë, ne vendosëm që të prezantojmë qëndrimin tonë", ka thënë Foldyna në emër të Asociacionit të miqve serbë, të cilin ai e ka themeluar.
Çekia ka pritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për shkak të tendencave pro-serbe në partitë politike çeke...

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.