E Premte, 04.26.2024, 12:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
THAÇI: NË BEOGRAD SHKOJ KUR TË MË FTOJNË SI KRYEMINISTËR
E Shtunë, 10.08.2011, 01:30pm (GMT+1)

E Shtunë, 08 Tetor 2011

Prishtinë- Beogradin do ta vizitoja "atë ditë kur të jem i ftuar zyrtarisht, si kryeministër i Republikës së Kosovës", ka deklaruar kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi, i pyetur nga media serbe.

Në një intervistë në gazetën "Danas" ai është shprehur për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë, ndërsa ka theksuar se "Kosova është shtet i pavarur, pavarësisht nga ajo se a është apo jo e njohur nga ana e Serbisë".

"Sa na përket ne, Kosova sot funksionon si tërësi territoriale dhe administrative shtetërore", ka thënë kryeministri Thaçi.

I pyetur rreth ideve për "dialog politik" mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka theksuar se statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran është i zgjidhur dhe nuk mund të ketë asnjë dialog për këtë.

"Në anën tjetër, nëse nën "˜dialogun politik' do të nënkuptohej gatishmëria e liderëve të dy shteteve të pavarura që suksesshëm të fillojnë kapitullin e paqes dhe mirëkuptimit të dyanshëm atëherë që sot ju vërtetoj mbështetjen time të plotë për këtë", ka theksuar Thaçi.

Ai është pyetur edhe rreth "ofertës së fundit" të Prishtinës për "statusin e veriut të Kosovës", ndërsa është përgjigjur se "oferta e parë dhe e fundit janë zgjidhjet e parapara me planin e Ahtisaarit, por gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

"Mendoj se kjo çështje ka përfunduar", është përgjigjur, mes tjerash kryeministri Thaçi, i pyetur rreth mundësisë që në kuadër të dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit të bisedohet edhe për dy vendkalimet kufitare në veri.

(http://www.lajmishqip.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇEKU ME NËNË SERBE PARLAJMËRON PROTESTË NË PRAGË KUNDËR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (10.08.2011)
AUTOSTRADA - FINANCIMI NGA BUXHETI RREZIKON KRIZË BUXHETORE (10.08.2011)
Krimi në veri, reagon kapobanda Zvonko Veselinoviq VESELINOVIQ PËRPIQET TË PËRGËNJESHTROJË BEOGRADIN PËR AUTORËSINË E JARINËS (10.08.2011)
"Koha ditore": PROKURORIA E IMPLIKON THAÇIN NË TREGTINË E ARMËVE (10.08.2011)
KRYEPARLAMENTARI I KUVAJTIT VIZITON KOSOVËN (10.08.2011)
VARROSET STEVE JOBS (10.08.2011)
LAMERS: NATO TË MOS LARGOHET NGA KOSOVA (10.08.2011)
PËRPJEKJA PËR TË FAJËSUAR VESELENOVIQIN PËR NGJARJET E VERIUT, TENDENCË E BEOGRADIT PËR VETËSHFAJËSIM (10.07.2011)
ME FTESË TË PRESIDENTIT VACLLAV HAVEL PRESIDENTJA JAHJAGA MERR PJESË NË "FORUMIN 2000" NË PRAGË (10.07.2011)
DREWS: BARRIKADAT TË HIQEN SA MË SHPEJT, OSE I HEQIM ME FORCË (10.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]