E Shtunë, 04.20.2024, 05:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA PO BASHKËPUNON ME SERBËT NË VERI?!
E Shtunë, 10.08.2011, 03:50pm (GMT+1)

08.10.2011

Bekim Bislimi

Radikalizimi i gjendjes në veri nga strukturat kriminale ka nisur në momentin që ato e kanë kuptuar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës po punojnë dhe po përpiqen për të gjetur mënyra të bashkëpunimit me serbët lokalë në veri të Kosovës, thonë zyrtarët nga kryeministria e Kosovës.

Dukagjin Gorani, këshilltar për siguri i kryeministrit Hashim Thaçi, thotë se numri i grupeve apo përfaqësuesve të qytetarëve serbë në veri të Kosovës, që kanë vullnet për të hyrë në dialog konstruktiv me Qeverinë e Kosovës, është jashtëzakonisht i madh.

"Është shumë e vërtetë se që nga grupet përgatitore punuese për komunën e re të Mitrovicës së veriut edhe shumë nivele tjera të bashkëpunimit janë vendosur tash e sa muaj më herët. Në këtë ka punuar edhe zyra e koordinatorit për veri. Në këtë është punuar edhe shumë më herët. E vërteta është që radikalizmi i gjendjes ka filluar pikërisht për shkak të frikës së funksionimit dhe bashkëpunimit me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë i suksesshëm. Pra, pikërisht këtu është shkaktuar ajo frika e madhe nga strukturat ilegale dhe kriminele", thotë Gorani.

Gorani, ka theksuar se nuk dëshiron t'i përmend emrat e njerëzve apo grupeve që përfaqësojnë serbët e veriut, të cilët bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, siç ka thënë ai, për të mos e ndërlikuar situatën.

Në anën tjetër, një nga liderët e serbëve të veriut, Millan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, ka thënë se tentimet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar pushtetin në veri të vendit, do të jenë të pasuksesshme.

Ai i ka krahasuar këto tentime, si një politikë e dështuar, të cilën, sipas tij, gjatë viteve 90 e kishte bërë regjimi serb ndaj shqiptarëve.

"‹"‹
"Ky është qëllimi i Hashim Thaçit, që të krijojë të ashtuquajturit "˜serbë të dëgjueshëm'. E dimë se si ka përfunduar politika e Millosheviqit me krijimin e të ashtuquajturve "˜shqiptarë lojalë dhe të ndershëm'. Kështu që ky tentim i Thaçit që të krijoj "˜serbët e tij', të cilët do t'i realizojnë interesat dhe politikën e tij, ashtu sikurse edhe tentimi që të krijojë një komunë fantome, do të përfundojë. Një gjë e tillë nuk do të realizohet. Nuk mundet Thaçi që këtu të paguajë dhe organizojë serbët, të cilët do të bëheshin kinse po përfaqësojnë një vullnet demokratik të serbëve. Serbët i kanë institucionet e veta", thekson Ivanoviq.

Ndryshe, Gorani thekson se suksesi i mundshëm i Qeverisë së Kosovës për të integruar veriun e vendit i ka alarmuar strukturat ilegale, të cilat e kanë destabilizuar situatën.

Sipas tij, reagimet e dhunshme, barrikadat në rrugët e veriut, përleshjet e elementeve kriminale me forcat e KFOR-it dhe policinë e EULEX-it, janë përpjekje e strukturave kriminale që situata të sillet në nivel të një konflikti të ngrirë.

"Natyrisht, ne e kuptojmë këtë lloj të strategjisë. Por, postatu, ne jemi të bindur se është një strategji afatshkurtër dhe është e humbur, meqenëse tashmë vërehet se qëllimi i fundmë i kësaj taktike, është krijimi i përshtypjes së paevitueshmërisë së ndarjes së vendit. Kjo, për ne, përveç se është e papranueshme, është e papranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Objektivisht është e pamundur që diçka e tillë të realizohet e të mos ketë efekte jashtëzakonisht të dëmshme në mbarë rajonin".

Por, sipas zotit Ivanoviq, serbët e veriut nuk do të lëshojnë pe përballë tentimeve të Qeverisë së Kosovës.

"Barrikadat janë shprehje e qëndrimit të përbashkët plebishitar të serbëve, se ne nuk i pranojmë institucionet e Kosovës. Ne nuk pranojmë heqjen e institucioneve tona. Të gjithë serbët, 70 apo 80 mijë, të cilët jetojnë në veri, kanë një politikë, e cila është politikë për ruajtjen e institucioneve tona dhe të drejtave tona elementare dhe themelore, të cilat askush nuk mund të na i marrë, e madje as Hashim Thaçi", theksoi Ivanoviq.

Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës ka theksuar se në vazhdimësi është duke kërkuar një teren të përbashkët për të bashkëpunuar me popullatën serbe në veri të Kosovës, për të cilën, siç thonë përfaqësuesit qeveritar, nuk e kanë bindjen se ajo është pjesë e veprimeve kriminale.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI: NË BEOGRAD SHKOJ KUR TË MË FTOJNË SI KRYEMINISTËR (10.08.2011)
ÇEKU ME NËNË SERBE PARLAJMËRON PROTESTË NË PRAGË KUNDËR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (10.08.2011)
AUTOSTRADA - FINANCIMI NGA BUXHETI RREZIKON KRIZË BUXHETORE (10.08.2011)
Krimi në veri, reagon kapobanda Zvonko Veselinoviq VESELINOVIQ PËRPIQET TË PËRGËNJESHTROJË BEOGRADIN PËR AUTORËSINË E JARINËS (10.08.2011)
"Koha ditore": PROKURORIA E IMPLIKON THAÇIN NË TREGTINË E ARMËVE (10.08.2011)
KRYEPARLAMENTARI I KUVAJTIT VIZITON KOSOVËN (10.08.2011)
VARROSET STEVE JOBS (10.08.2011)
LAMERS: NATO TË MOS LARGOHET NGA KOSOVA (10.08.2011)
PËRPJEKJA PËR TË FAJËSUAR VESELENOVIQIN PËR NGJARJET E VERIUT, TENDENCË E BEOGRADIT PËR VETËSHFAJËSIM (10.07.2011)
ME FTESË TË PRESIDENTIT VACLLAV HAVEL PRESIDENTJA JAHJAGA MERR PJESË NË "FORUMIN 2000" NË PRAGË (10.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]