VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KHARAFI PREMTON NJOHJEN E SHPEJTË TË KOSOVËS NGA KUVAJTI
E Shtunë, 10.08.2011, 06:36pm (GMT1)

Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, ka paralajmëruar të shtunën në Prishtinë, se vendi i tij shumë shpejt pritet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilit i ka konfirmuar se Qeveria e Kuvajtit shumë shpejt do ta njohë realitetin e ri të krijuar në vendin tonë.

"Mua më ka njoftuar kryeministri i Kuvajtit se udhëzimet e udhëzimet e princit të Kuvajtit kanë qenë drejt njohjes së Kosovës dhe janë drejt njohjes së Kosovës, dhe në ditët e caktuara të ardhshme do të jetë edhe njohja e Kosovës zyrtarisht. Shpresoj se do të kemi dobi të dy vendet edhe para njohjes, por edhe pas njohjes në rritjen e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe shpresoj se si dy vende të mos humbim kohë që praktikisht të fillojmë me hapa konkret drejt zhvillimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve", ka thënë ai.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka theksuar se edhe vizita e delegacionit të Kosovës në maj të këtij viti bërë Parlamentit të Kuvajtit, por edhe vizita e sotme e delegacionit parlamentar kuvajtjan tregon për miqësinë e cila po ndërtohet në mes dy vendeve...

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.