E Premte, 04.19.2024, 11:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LËVIZJA EVROPIANE E KOSOVËS PROPOZON STATUSIN E RAJONIT EVROPIAN PËR VERIUN
E Shtunë, 10.08.2011, 06:55pm (GMT+1)

08.10.2011

Zijadin Gashi

Statusi i rajonit evropian, është opsioni i radhës i propozuar për zgjidhjen kalimtare të çështjes së veriut të Kosovës. Një ide e tillë është lansuar nga Lëvizja Evropiane e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj Belul Beqaj.

Gjatë një debati në Qendrën Mediale në Çagllavicë, Beqaj tha se me këtë zgjidhje, do të ofrohej bartja e sovranitetit të veriut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EULEX-it.

"Duhet vetëm të rikonfigurohet misioni ekzistues, në kuptimin e ristrukturimit të pushteteve, qoftë ekzekutive dhe ligjore dhe duke konsultuar dhe bashkëpunuar edhe me Gjykatën Evropiane në kuptimin e ndërtimit të marrëdhënieve specifike të këtij rajoni me Kosovën, Serbinë dhe natyrisht me Bashkimin Evropian, që kjo pjesë e Kosovës të merr statusin e rajonit Evropian", ka thënë Beqaj.

Opsionet shtesë jashtë Pakos së Ahtisarit, janë vlerësuar si zgjidhje virtuale të cilat nuk ekzistojnë, nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Gjatë këtij debati ai tha se veriu i Kosovës do të duhej të kalonte nëpër fazat nëpër të cilat kanë kaluar dhe po kalojnë komunat tjera me shumicë serbe poshtë Ibrit, të cilat sipas tij, kanë fituar një vetëqeverisje lokale.

Plani i Ahtisarit nuk është diçka e përkryer, por ofron zgjidhje dhe ai do të duhej të vlente për të gjithë njësoj, tha Petroviq.

Ndërsa ka ftuar serbët e veriut që në vend të barrikadave të bashkëpunojnë me institucionet e Prishtinës, ai tha se zgjidhja për veriun buron edhe në deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel drejtuar Serbisë për shuarjen e strukturave paralele në Kosovë.

"Angela Merkel erdhi në Beograd me porosi të qartë. Disa këtë porosi e panë si presion, por unë mendoj se gjërat duhet të rrjedhin në atë drejtim të cilin ajo e tha", ka deklaruar Petroviq.

"Qytetarëve që jetojnë në veri duhet dhënë rastin që së bashku, përmes projekteve zhvillimore të ndërtojmë të ardhmen tonë", thotë zëvendëskryeministri Petroviq, i cili nuk sheh ndonjë arsye që të ketë një status të veçantë për veriun.

Ndërkohë, Belul Beqaj, duke arsyetuar idenë e tij, thotë se statusi i rajonit evropian për veriun do të ishte zgjidhje kalimtare deri në vendosjen e normalitetit në këtë pjesë dhe kthimit të saj nën juridiksionin e shtetit të Kosovës.

"Nuk është mirë që t'i kemi dy kritere për një popull, por nuk është mirë që t'i kemi dy kritere për dy shtete. Pse fillimisht të mos bëhet një veprim emergjent i cili është interes edhe i Serbisë si shtet por edhe i Kosovës si shtet, por edhe BE-së që ka ardhur këtu që të kujdeset për sundimin e ligjit që të pastrohet veriu nga krimi", ka deklaruar Beqaj.

Sidoqoftë, ide dhe opsione për veriun ka pasur viteve të fundit nga më të ndryshmet.

Por, që nga zhvillimet e 25 korrikut dhe më pas ato të 16 shtatorit për marrjen nën kontroll të pikave doganore nga ana e autoriteteve të shtetit të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtar e që u pasuan me kundërshtim, bllokim rrugësh dhe tensione nga serbët lokal, opsionet që më së shumti qarkullojnë aktualisht kanë të bëjnë me faza kalimtare të vendosjes së veriut nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KHARAFI PREMTON NJOHJEN E SHPEJTË TË KOSOVËS NGA KUVAJTI (10.08.2011)
QEVERIA PO BASHKËPUNON ME SERBËT NË VERI?! (10.08.2011)
THAÇI: NË BEOGRAD SHKOJ KUR TË MË FTOJNË SI KRYEMINISTËR (10.08.2011)
ÇEKU ME NËNË SERBE PARLAJMËRON PROTESTË NË PRAGË KUNDËR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (10.08.2011)
AUTOSTRADA - FINANCIMI NGA BUXHETI RREZIKON KRIZË BUXHETORE (10.08.2011)
Krimi në veri, reagon kapobanda Zvonko Veselinoviq VESELINOVIQ PËRPIQET TË PËRGËNJESHTROJË BEOGRADIN PËR AUTORËSINË E JARINËS (10.08.2011)
"Koha ditore": PROKURORIA E IMPLIKON THAÇIN NË TREGTINË E ARMËVE (10.08.2011)
KRYEPARLAMENTARI I KUVAJTIT VIZITON KOSOVËN (10.08.2011)
VARROSET STEVE JOBS (10.08.2011)
LAMERS: NATO TË MOS LARGOHET NGA KOSOVA (10.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]